E premte, 29 Maj, 2026
Bota

Navalny mbërrin në Rusi. Arrestohet sapo zbret në aeroport

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kundërshtari i Putinit Alexei Navalny ka mbërritur sot në aeroportin Vnukovo të Moskës, ashtu siç bëri me dije përpara disa ditësh në tuiterin e tij.

Mediat ruse bëjnë me dije se Navalny është arrestuar sapo ka zbritur në aeroport, ku në pritje të tij, në aeroport qenë dyndur një numër i madh mbështetësish, e po ashtu edhe forca të shumta policore.

Në llogarinë e vet zyrtare, aeroporti Vnukovo e krahason ardhjen e Navalny-t prej Gjermanisë, me ardhjen e avonit gjerman në ’41 shin: I kemi parë avionët gjermanë në 41-shin shkruhet atje, e po i shohim edhe në 2021-shin.

Alexei Navalni u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për të marrë veten pas një helmimi, akuza për të cilin i adresohet Putinit.

Arrestimet e mbështësve të Navalny-t, në aeroportin Vnukovo të Moskës.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top