E enjte, 28 Maj, 2026
Politikë

Mbrojtja e territorit/ Gjonaj: “Kush ndërton pa leje, futet në listë të zezë. Nuk lejohet të ndërtojë për 5 vjet, i konfiskohet prona”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka theksuar veçanërisht ndryshimet në kuadrin e ri ligjor, sa u takon ndërtimeve pa leje apo atyre që shkelin projektin zhvillimor e ndërtimor,  ministrja e Drejtësisë Gjonaj, e cila mes të tjerave, në fjalën e saj për mbrojtjen e territorit nga veprimtaritë e jashtëligjshme, theksoi se tashmë  Policia e shteti dhe IKMT-ja kanë në dorë të gjitha instrumentat ligjorë për të përmbushur me devotshmëri detyrën, në mbrojtje të territorit dhe mjedisit.

Pasoja e tërmetit, tha Gjonaj,  na bënë të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit apo në  rregullshmërimë e tij, përkthehej në jetë të humbura dhe në pasoja të jashtëzakonshme ekonomike, dhe se një ndërtim pa leje, apo në shkelje të lejes zhvillimore e ndërtimore, është një minë me sahat që mund të shpërthejë çdo moment.

Kuadri ligjor, tha Gjonaj,  tashmë  është plotësuar edhe me rolin e  policisë  në parandalimin, zbulimin dhe hetimin sipas  legjislacionit në fuqi, të veprave penale apo autorëve të dyshuar, si dhe koordinimin me inspektoriatet kompetente.  Policia, theksoi ajo ka të gjitha kompetencat e nevojshme ligjore, për të parandaluar ndërtimet pa leje, si dhe për të hetuar në organin e ndjekjes penale, çdo subjekt që ka kryer një ndërtim pa leje apo në shkelje të lejes zhvillimore dhe ndërtimore, apo ato subjekte që kanë lejuar shkeljen e lejes së ndërtimit.

Me ndryshimet në Kodin Penal, shpjegoi Gjonaj, janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë për gjithë zërat  në procesin e ndërtimit, për të gjithë profesionistët që veprojnë në këtë sektor, si për projektuesit, si për mbikqyrësit,  si për zbatuesit e punimeve, si kolauduesit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme të kryera në ligjin për displinimin e ndërtimit, është edhe vendosja e detyrimit të mbikqyrësit të punimeve,  si dhe ajo e zhvilluesit, të cilët, në çdo rast, nëse konstatojnë se ndërtimi nuk po kryhet në përputhje me projektin, mund ta pezullojnë dhe të njoftojë inspektoriatin përkatës, si vendor ashtu dhe qendror.  Kjo do mundësojë që IKMT-ja  të marrë më tepër informacion sa u takon shkeljeve që në fazën fillestare të ndërtimit, dhe më pas, me Policinë e Shtetit, të kryejnë gjithë përgjegjësinë ligjore lidhur me parandalimin dhe  marrjen e masave  për këto raste.

Në kuadër të kontrollit të punonjësve të licensuar, tha Gjonaj, me ndryshimet e fundit  e miratuara, IKMT-ja mund të paraqesë kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj projektuesëve, mbikqyrësve dhe zbatuesëve që kryejnë veprimtarinë e tyre në shkelje me ligjin.  Janë forcuar gjithashtu edhe sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje, e tani jo vetëm gjoba, por me propozim të IKMT-së, mund të vendoset që një objekt i ndërtuar pa leje, të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton në kundërshtim me lejen zhvillimore apo ndërtimore, do  përfshihet në një listë të zezë, e cila parashikohet nga ligji për disiplinimin e ndërtimit, dhe për 5 vjet nuk do ketë të drejtë të marrë asnjë lloj leje  nga asnjë  autoritet shtetëror, vendor apo qendror, theksoi Gjonaj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top