Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku janë diskutuar disa çështje.
Së pari angazhimi i deputetëve në punët e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, me fokus të veçantë mbrojtjen e nismave që do dërgohen në votim.
Pika e dytë që ka marrë vëmendjen më të madhe është edhe turi “Punë për Shqipërinë” i nisur nga kryeministri Rama.
Ndërkohë nga një vëzhgim nga pamjet e publikuara nga zyra e shtypit të kryeministrit Rama, shihet edhe si janë pozicionuar të ulur deputetët e PS.
Elisa Spiropali, e cila në mbledhjen e fundit të Grupit ka pasur përplasje të forta më kryeministrin, i cili iu drejtua duke i thënë “ti mos fol në prezencën time”, ishte pozicionuar përballë kryeministrit, në tryezën kryesore.
Ndërkohë një tjetër kritik brenda radhëve të socialistëve, Erion Braçe është spostuar, duke u ulur pranë Ilir Pëndavinjit dhe Asfloral Haxhiu.
Kujtojmë që Erion Braçe ka shprehur ambicien e tij, duke u vetëofruar si kandidat i mundshëm për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.





























