E enjte, 28 Maj, 2026
Shëndetësi

Mbërrin në Shqipëri “Sputnik V”. Rama kishte deklaruar që nuk do merrte as vaksina ruse e kineze

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për çudinë e të gjithëve, sot në aeroporin Nënë Tereza kanë mëbrritur edhe 10 mijë vaksina Sputinik, dhuratë e Princit të Emirateve të Bashkuara.

Në fjalën e saj pritëse, ministrja Manastirliu përmendi që tashmë Sputnik është çertifikuar si vaksinë e sigurt, dhe se me ardhjen edhe të këtyre 10 mijë dozave, Shqipëria do qe më pranë një vere të sigurt. Janë vaksina që ofronë siguri dhe efektivitet, theksoi ajo, duke e quajtur këtë vaksinë edhe si gurin kilometrik në hapin e fundit drejt fitores.

Kujtojmë kryeministri Rama ka thënë se nuk do ta marrë vaksinën Sputnik.  Teksa u pyet gjatë një konference për ekonominë, se a i kishte nisur negociatat për vaksinat kineze dhe ruse, ai u shpreh se nuk kishte qenë nevoja për negocime:  Nuk do marrim vaksinë ruse dhe kineze, u përgjigj Rama thuajse një muaj më parë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top