• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Analiza

Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç

nga MetropolPost
27 Shkurt, 2023
në Analiza, Kosova
Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç
1
SHPERNDARJE
26
SHIKIME

Para disa ditësh, gazeta “Danas” publikoi teksin e propozimit franko-gjerman të marrëveshjes bazë mes Serbisë dhe Kosovës, tekst të cilin, gazeta në fjalë, e kishte marrë nga kanalet diplomatike. Teksti i publikuar dukej qartë që ishte përkthyer nga anglishtja dhe ky përkthim ndonjëherë nuk është krejtësisht i mirë. Por tani, pas fjalës që presidenti Vuçiç i drejtoi popullit të hënën  në darkë, gjatë së cilës citoi në mënyrë relativisht të  saktë nene të veçanta të propozimit, është e qartë se teksti i publikuar tek  “Danas”, është vërtet origjinal, ndoshta jo i plotë ose  me disa gabime të vogla.

I njëjti konkluzion del  edhe nga intervista e kryetarit të Komisionit të Parlamentit për Kosovën dhe Metohinë, Millovan Drecun-it, dhënë po atë ditë, i cili, nga sa tha, e kishte parë tekstin e propozimit në origjinal.

Presidenti Vuçiç deklaroi se propozimi i kësaj marrëveshje i është dorëzuar atij nga ana e përfaqësuesve europianë dhe amerikanë me një farë ultimatumi: pranojeni këtë propozim, ose shtetasve të Serbisë do t’u pezullohet regjimi i vizave në Bashkimin Europian, do të ndërpritet procesi i antarsimit në BE dhe miratimi i fondeve të saj, e do të tërhiqen investimet amerikane dhe europiane në Serbi, gjë që do të shkaktonte dëm të madh, e ndoshta edhe kolaps të ekonomisë serbe.

A kanë kërcënuar apo jo kaq seriozisht Vuçiçin, këtë ne nuk mund ta dimë me siguri, për shkak të raportit të tij, deri më tani të dobët, me të vërtetën. Ne nuk mund ta dimë, derisa ndonjë zyrtar amerikan apo europian të na i pohojë përmbajtjen e pasojave kërcënuese, apo ndonjë media që ka burime të besueshme në qeveritë e huaja ta publikojë një gjë të këtillë.

Por, supozojmë që presionet ndaj Serbisë, e ndoshta edhe presionet ndaj Kosovës, janë vërtet të këtyre përmasave. Sa më poshtë,  unë do të përpiqem të shpjegoj thelbin e propozimit të Marrëveshjes bazë, para së gjithash nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Qëllimi im nuk është të bind ndokënd, qoftë në Serbi apo në Kosovë, që ta pranojë ose jo Marrrëveshjen në fjalë. Kjo është punë e çdo qytetari. Qëllimi im, përsëris, thjesht është të shpjegoj thelbin e këtij propozimi dhe ai është si më poshtë:

E para, është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për një marrëveshje përfundimtare, apo marrëveshje juridiko-detyruese, në formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, mbi nënënshkrimin e së cilës muajt e fundit është folur shumë. Në këtë rast bëhet fjalë për një marrëveshje të karakterit politik,    siç kanë qënë  – meqë ra fjala – të gjitha marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje. Nga kjo Marrëvëshje bazë, kuptohet qartë se nënëshkrimi i marrëveshjes përfundimtare, juridikisht detyruese, është për t’u bërë në të ardhmen.

E dyta, teksti i Marrëveshjes bazë bazohet në modelin e Marrëveshjes bazë të dy Gjermanive, nënshkruar në vitin 1972, dhe madje në disa nene të veçanta, është kopjuar fjalë për fjalë, por ndryshe nga ajo (e dy Gjermanive. shën. i përkth),  ka qënë Marreveshje ndërkombëtare mes dy shteteve. Pasojë e kësaj Marrëvshjes bazë (mes dy Gjermanive), ishte pranimi i dy Gjermanive në Kombet e Bashkuara, por, siç do ta shpjegoj më tej, kjo nuk do të jetë ndoshta ecuria përfundimtare e nënshkrimit të Marrëveshjes tonë bazë, së paku jo në afatshkurtër apo afatmesëm.

E treta, nënshkrimi i një marrëveshje të tillë nga ana e Serbisë, nuk do të sjellë njohjen e Kosovës, ashtu si e koncepton njohjen e drejta ndërkombëtare, pavarësisht se në kuptimin politik, si edhe të gjitha marrëveshjet e deritanishme, do të ishte një hap tjetër në këtë drejtim, që do të dëshmonte  aftësinë e Kosovës për të nënshkruar  marrëveshje të tilla (gjë e cila deri tani ka ndodhur). Në këtë kuptim Marrëveshja bazë nuk përmban atë që është kërkesa kryesore e palës kosovare – njohjen – që Kosovës nuk i duhet vetëm për arsye simbolike, por edhe për arsye praktike.

E katërta, kërkesa kryesore dhe risia themelore e kësaj Marrëveshje bazë, është tek neni që thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këtu, para së gjithash, mendohet për Kombet e Bashkuara, megjithëse nuk përmendet në mënyrë eksplicite. Detyrimi bazë i palës kosovare është ai ekzistues, dhe ky është krijimi i një forme të vetëadministrimit të serbëve në Kosovë. Tërë të tjerat në tekstin e Marrevshjes bazë, janë përgjithësuese ose çështje simbolike, që për ndokënd janë me rëndësi e për dikë tjetër jo, por praktikisht nuk kanë ndonjë pasojë thelbësore.

Në këtë moment pra, para Serbisë qëndron zgjedhja në ta pranojë detyrimin politik që të mos e kundërshtojë më hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, apo të pranojë pasojat negative që mund të vijnë pas këtij refuzimi.

Këtu është me rëndësi të vërehet se pranimi i Kosovës në OKB, në BE, ose cilëndo organizatë tjetër ndërkombëtare, varet vetëm pjesërisht nga moskundërshtimi i Serbisë dhe se kjo nuk do të ndodhë detyrimisht sepse për të vendosin shtete të tjera, të cilat kanë interesat e tyre në tërë këtë histori. Nga ana tjetër, zgjedhja e Kosovës është ta pranojë ose jo këtë marrëveshje, e cila nuk përmban në vetvete njohjen e saj dhe nuk mund t’i garantojë pranimin në OKB, por që (sipas saj) do t’i kërkojë lëshime në lidhje me detyrimin tashmë të ndërmarrë, për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe.

Përsëris, për këtë çështje çdo qytetar le të vendosë vetë.

Marrëveshja politike bazë, bazohet në Marrëveshjen bazë gjermane

Sikurse theksova më lart, është e qartë se modeli i propozimit ka qenë Marrëveshja bazë mes dy Gjermanive (Grundlagenvertrag) e vitit 1972, por është gjithashtu e qartë, se këtu, në ndryshim nga rasti gjerman, bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një Marrëveshje ndërkombëtare. Këtë mund ta pohojmë nga krahasimi i detajuar i tekstit të propozuar të Marrëveshjes bazë dhe tekstit të Marrëveshjes mes dy Gjermanive (shih https://ëëë.cvce.eu/content/publication/1999/1/1/3b9b9f0d-6910-4ca9-8b12-accfcb91d28e/publishable_en.pdf)  Qëllimi i kësaj Marrëveshje ishte normalizimi i raporteve mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore. Thënë shkurt, Gjermania Perëndimore, edhe përkundër detyrimit kushtetues të organeve shtetërore për të punuar për bashkimin e Gjermanisë, hoqi dorë nga pozicioni sipas të cilit vetëm ajo mund të përfaqësonte Gjermaninë si një e tërë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e për hir të të cilit refuzonte marrëdhëniet me ato shtete që e kishin njohur Gjermaninë Lindore. Kthesa e politikës gjeremano-perëndimore drejt shkrirjes së marrëdhënieve me Lindjen (Ostpolitik), shpuri në nënëshkrimin e Marrëveshjes bazë dhe në pranimin e të dy Gjermanive në OKB në vitin 1973.

Përputhjet e dukshme ndërmjet dy teksteve, mund të shihen edhe te preambula e tek nenet operative të të dy instrumenteve. Për shembull, paragrafi 1 i nenit 1 të Marrëveshjes bazë (K-S theksimi është imi Xh.F.).) është kopjuar fjalë për fjalë nga neni 1 i Marrëveshjes bazë (Gj): “Palët do të zhvillojnë mes tyre marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë mbi bazën e të drejtave të njëjta”. Paragrafi i dytë i këtij neni shton detyrimin (tashmë ekzistues) specifik për kontekstin serbo-kosovar: “Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e rëndësishëm dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore”. Njëlloj është edhe me paragrafet 2 dhe 3. Neni 4, paragrafi 1 i Marrëveshjes bazë (K-S) është kopjuar nga neni 4 i Marrevshjes bazë (Gj): “Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj”. Por për këtë paragrafi i dytë përmban pikërisht detyrimin më konkret (për palën serbe, më të vështirin): “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarsimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”.

Si mund ta kuptojmë, se në rastin që po shqyrtojmë, bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një marrëveshje ndërkombëtare juridiko-detyruese? E para, emërtimi i këtij materiali është Marrëveshje, e cila mund të jetë si politike ashtu edhe juridike, kurse emërtimi i Marrëveshjes gjermane, është Vertrag, që në praktikë përdoret ekskluzivisht për marrëveshjet juridiko-detyruese. E dyta, neni 10 i Marrëveshjes (K-S) nuk e përmban nenin e ratifikimit dhe hyrjes në fuqi juridike, kurse Marrëveshja gjermane e ka një nen të tillë. E treta dhe më e rëndësishmja, është neni 6, paragrafi 1 i Marrëveshjes bazë (K-S) i cilit thotë shprehimisht: “Megjithëse kjo Marrëveshje përbën hap të rëndësishëm drejt normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut që shpie drejt BE-së me një vrull të ri, gjë që do të shpjerë te marrëveshja gjithëpërfshirëse juridiko-detyruese për normalizmin e marrëdhënieve”.

Pra, marrëveshja juridiko-detyruese mbi normalizimin, është diçka duhet të vijojë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje bazë. Ajo është vetëm një hap i mesëm drejt marrëveshjes përfundimtare, të tilla siç kanë qënë marrëveshjet e deritanishme mes Serbisë dhe Kosovës, që nga Marrëveshja e Brukselit, e deri tek ajo që u nënshkrua ulur në stolin përballë tavolinës së Donald Trampit e deri te marrëveshja për targat.

Nënshkrimi i Marrëveshjes bazë nuk do të jetë kundër Kushtetutës së Serbisë

Po e lëmë mënjanë faktin nëse nënshkrimi i kësaj Marrëveshje është apo jo ide e mirë, në finale   ky akt nuk do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Kushtetuta e Serbisë në preambulën e saj thotë se “Krahina e Kosovës dhe Metohisë, është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë, ka pozitën e autonomisë thelbësore, në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë, rrjedh detyrimi kushtetues i të gjithë organeve shtetërore, që të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat shtetërore të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi, në marrëdhëniet e brendshme dhe ato të politikës së jashtme”. Kjo preambul, e cila gjithsesi nuk është juridikisht detyruese, edhe e formuluar në mënyrë të këtillë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, më gjerë apo me ngushtë. Neni 114 i Kushtetutës së Serbisë me tej, e përmend Kosovën në betimin e presidentit në momentin e marrjes së detyrës, ndërsa neni 182, e përmend Kosovën si krahinë autonome.

Në vetvete, Marrëveshja bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve nuk është akt që bie në kundërshtim me Kushtetutën serbe, sepse për nga natyra dhe përmbajtja e saj nuk devijon në mënyrë radikale nga marrëveshjet tashmë ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës. Gjykata Kushtetuese  e Serbisë gjykoi (me 11 vota por dhe 4 kundër), se Marrëveshja e Brukselit nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën, sepse bëhej fjalë për një marrëveshje politike dhe jo për një akt juridik. E njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen bazë. Në këtë kuptim, vë në dukje se edhe Gjykata Kushtetuese (më kurajoze më më kompetente) federale gjermane e vitit 1973, gjykoi se Marrëveshja bazë mes dy Gjermanive – që në të vërtetë ishte juridikisht detyruese, në ndryshim nga rasti ynë – ishte në përputhje me Kushtetutën (Ligjin bazë – BverfGE 36,1) të Gjermanisë.

Mendoj se për nga shkaqet politike dhe juridike, është tërësisht e qartë se Gjykata Kushtetuese e Serbisë, nuk do të mund të thoshte gjë tjetër për këtë rast, nëse ndokush do ta pyeste mbi kushtetutshmërinë e Marrëveshjes bazë mes Serbisë dhe Kosovës.

Çështja e kushtetutshmërisë bëhet serioze në rastin e nënëshkrimit të një Marrëveshje përfundimtare juridike mes Serbisë dhe Kosovës, por, në këtë moment, jemi akoma larg saj.

Mosnjohja (akoma)

Me nënshkrimin e Marrëveshjes bazë, Serbia nuk e njeh formalisht pavarësinë e Kosovës , as në mënyrë eksplicite dhe as implicite, si koncept, sikurse e kupton njohjen e drejta ndërkombëtare sipas së cilës ajo është shprehje e vullnetit të një shteti, që ndonjë entitet tjetër ta emërtojë shtet. Kjo edhe përkundër neneve të Marrëveshjes në fjalë (nenet 1-3), të cilët, sipas shembullit të Marrëveshjes bazë mes dy Gjermanive, përmendin të drejtat e të njëjta të palëve, udhëheqjen nga qëllimet dhe parimet e pohuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, apo në detyrimin për zgjidhjen paqesore të konflikteve. Me një lexim të vëmendshëm të këtyre neneve, në mënyrën sesi e bëjnë këtë juristët, është e qartë se Serbia në asnjë moment nuk e quan Kosovën shtet.

Nga ana tjetër, preambula e Marrëveshjes bazë e thotë qartë se palët pranojnë këtë marrëveshje “duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykimin e qëndrimet e ndryshme të palëve mbi çështjet bazë, përfshirë edhe çështjen e statusit”. Me këtë nen është ruajtur pozicioni i Serbisë sipas të cilit Kosova nuk është shtet i pavarur. Kjo nga ana juridike është thjesht kështu sepse, përsëris nuk ekziston një shprehje e qartë dhe e përcaktuar e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, nëse ndonjë gjykatë ndërkombëtare do të duhej të vendoste mbi atë nëse Serbia e ka njohur Kosovën me nënëshkrimin e kësaj Marrëveshje apo marrëveshjeve paraardhëse, përgjigja do të ishte jo, dhe kjo pa ndonjëfarë dileme të madhe.

Kështu janë punët nga pikëpamja thjesht juridike. Nga pikëpamja politike, nënëshkrimi i kësaj Marrëveshje, si dhe i atyre paraardhëse, të cilat nuk ishin thjesht të karakterit teknik, është me siguri një hap drejt konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Nëse ndokush e konsideron këtë të dëshirueshëm ose jo, ky është një tren që është larguar kaherë nga stacioni.

Pranimi i Kosovës në OKB dhe BE

Me këtë vimë te neni më i rëndësishëm i kësaj Marrëveshje, në nenin 4, paragrafi 2 i cili thotë: “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarsimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”. Megjithëse Kombet e Bashkuara nuk përmenden në mënyrë eksplicite (si as edhe Bashkimi Europian) është e qartë se këtu para së gjithash, është fjala për OKB-në dhe të ashtuquajturat agjensi të specializuara të saj. Për Kosovën pranimi në OKB ka rëndësi të madhe praktike. Nga ana tjetër, pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës është, sipas fjalëve të z. Vuçiç, gjë tashmë e kryer nga ana diplomatike. Por kjo nuk është kështu as me OKB-në (ndërmjet tjerash sepse pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur akoma afro gjysma e antarëve të OKB-së), as me pranimin eventual të Kosovës në BE (sepse deri tani pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet antare të BE-së: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia).

Sipas nenit 3 të Kartës së OKB-së, shtetet pranohen në këtë organizatë me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme (të marrë me dy të tretat e votave të shteteve të pranishëm në përputhje me nenin 18, paragrafi 2 i Kartës), dhe me propozimin paraprak të Këshillit të Sigurimit (i cili duhet të merret me me së paku 9 nga 15 vota, pa votën kundër të ndonjërit prej antarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët kanë të ashtuquajturën të drejtë të vetos). E këtu kam parasysh para të gjithëve Kinën dhe Rusinë, që mund të pengojnë pranimin e Kosovës në OKB, madje edhe sikur këtë ta votojnë një e treta e shteteve antare të KS. Nga ana tjetër, pranimi në BE, krahas tërë procedurës së stërmundimshme dhe përmbueshjes së standarteve të rëndësishme, kërkon edhe miratimin e të gjithë shteteve anëtare. Kjo do të thotë se cilido prej shteteve antare të BE-së, që nuk e njohin Kosovën, ka ndikim vendimtar në pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Këtu është thelbësore të vëmë në dukje tri gjera kyçe. E para është se neni i Marrëveshjes bazë sipas së cilës Serbia nuk do “t’i kundërvihet” antarsimit të Kosovës në organizatata ndërkombëtare, është vërtetë i paqartë dhe mund të ketë interpretime të ndryshme. Kjo me siguri do të thotë që Serbia ka detyrimin që formalisht të mos votojë kundër pranimit të Kosovës  fjala bie në OKB (por mund të abstenojë ose të mos votojë). Por është i paqartë edhe nëse ky detyrim përfshin edhe ndonjëfarë lobimi të Serbisë ndaj vendeve të tjera, domethënë  a e ndalon ky nen Serbinë, të përpiqet të bindë shtetet e tjera të mos votojnë për anëtarsimin e Kosovës?

E dyta, shumë shtete që nuk e njohin Kosovën, nuk e bëjnë detyrimisht sepse mendojnë se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por sepse kanë probleme të tyre secesioniste dhe duan të evitojnë faktin që Kosova të bëhet precedent për zgjidhjen e këtyre problemeve. Çfarëdo Marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila nuk përbën akt të qartë njohje dhe pranimi vullnetar nga ana e Serbisë për pavarësinë e Kosovës – gjë që Marrëveshja bazë nuk është, sikurse e kam shpjeguar më lart – për këto shtete ndoshta është e pamjaftueshme. Me fjalë të tjera, pavarësisht nga fakti se Serbia mund të kërkojë diçka, le të themi nga Kina apo Indija, këto shtete mund ta marrin në konsideratë për shkak të problemeve të tyre (Tajvani, Tibeti, Kashmiri) ata do të vazhdojnë edhe me tej ta konsiderojnë të papërshtatshme të mbështesin antarsinë e Kosovës në OKB, sëpaku deri atëherë kur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mos nënëshkruhet ndonjë Marrëveshje përfundimtare detyruese. E njejta procedurë vlen edhe për antarsimin e Kosovës në BE.

E treta, përsëris se për pranimin e Kosaovës në OKB është i nevojshëm miratimi i të gjithë antarëve të përhershëm të KS të OKB-së, e në këtë rast mbi të gjitha kam parasysh Rusinë. Projekti imperialist rus në Ukrainë, i cili përfshin çështje të sovranitetit territorial dhe konflikti i saj me Perëndimin, mund të shpien drejt asaj që Rusia, edhe në rast të ndryshimit të qëndrimit të Serbisë, të mos e dëshirojë pranimin e Kosovës në OKB. Madje edhe atëherë kur Serbia të kërkonte në mënyrë eksplicite pranimin e Kosovës, Rusia, për gjykimin tim, do të nuk do të donte ta miratonte, në pritje që këtë pranim ta përdorë në bisedimet me Perëndimin që do të zhvillohen në të ardhmen. Thënë shkurt, unë nuk shoh se si Kosova mund të pranohet në OKB  pa pasur  një zgjidhje të krizës ukraino-ruse, dhe kam frikë se jemi akoma shumë larg nga kjo gjë. Ose, thënë ndryshe, pranimi i Marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë, nuk e bën të mundshëm që Kosova të bëhet antare e OKB-së. Mendoj se qytetarët e Serbisë dhe qytetarët e Kosovës e kuptojnë mirë një gjë të tillë.

Botuar së pari në  portali “Peshçanik”, https://pescanik.net/komentar-na-predlog-osnovnog-sporazuma-izmedju-srbije-i-kosova/

Shqipëroi Xhelal Fejza, ish diplomat

Tags: analizeMarko Millanoviçmarreveshja Serbi-KosoveMetropolPost.alpropozimi franko-gjermanpropozimi franko-gjerman per Kosoven dhe SerbineXhelal Fejza
Shkrimi Paraardhës

Dosja McGonigal ku përmendet Rama/ Ja çfarë deklarojnë mediat amerikane

Shkrimi Pasardhës

Tri raste dhune seksuale ndaj fëmijëve brenda ditës! Altin Hazizaj ngre alarmin

Shkrime të Tjera

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime
Parlamentaret 2025

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime

11 Maj, 2025
Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun
Bota

Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun

8 Maj, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”
Politikë

“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”

27 Mars, 2025
Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”
Bota

Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”

27 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

17 Mars, 2025
Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit
Horoskopi

Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit

11 Mars, 2025
Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion
Bota

Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion

11 Mars, 2025
TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz
Analiza

TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz

5 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • 12 vjeçarja Sara Pëllumbi hedh produktin e parë në treg: “Edhe të mëdhenjtë, të vegjël kanë qenë para se të bëheshin të mëdhenj”

    57 shpërndarje
    Share 23 Tweet 14

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In