Kreu i qeverisë Rama sapo deklaroi se KESH do të nisë prodhimin e energjistë nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, si një burim alternativ energjie.
Kujtojmë që pak kohë më parë, kreu i qeverisē deklaroi ndarjen në fasha të çmimeve të energjisë elektrike, për ata që harxhonin më shume se 700 megavatë, një sasi energjie kjo e cila mund tē shpenzohet normalisht nga një familje me të ardhura personale.
Njoftimi i plotë i Ramës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike.