E enjte, 18 Qershor, 2026
Politikë

Konflikti Kuvend-Presidencë/ Parlamenti ngre komision hetimor për shkarkimin e Metës, Presidenca deklaron se nuk do të njohë më asnjë vendim që del prej Kuvendit në detyrë

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duket se marrëdhëniet Presidencë-Kuvend, sa vijnë edhe ashpërsohen edhe më tepër.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, 49 deputetë socialistq kanë nisur procedurat për ngritjen e një komisioni hetimor, që lidhet me shkarkimin e Ilir Metës si President i Shqipërisë.

Pas marrjes së njoftimit për këtë nismë, Meta, në përgjigjen kthyer Komisionit për Cështjet Ligjore dhe Administratën Publike, akuzon Kuvendin e Shqipërisë, se “prej më shumë se 2 vitesh po përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të presidentit, duke e cilësuar këtë nismë të deputetëve, si nismë të një Kuvendi një partiak, i cili i ndërmerr hapa të tillë për të shkëputur vëmendjen nga veprimet kriminale, kryer  për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit”, duke i sugjeruar Kuvendit të zgjidhë më së pari incidentet parazgjedhore si ai i Kavajës dhe Elbasanit, ku edhe humbi jetën një njeri.

Teksa Meta nuk paraqitet përpara Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në datën e caktuar prej tyre  (datë 6 maj), për shkak se vetë kishte caktuar një tjetër datë (10 maj), Komisioni  për Çështjet ligjore miraton ngritjen e komisionit parlamentar, që do të hetojë veprimtarinë e Metës në shkelje me Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim shkarkimin e tij nga posti i Presidentit.

Në deklaratën e bërë sot nga zëdhënësi Blushi, Presidenca shprehet  se që sot e tutje nuk do të njohë më asnjë vendim apo veprimtari të Kuvendit në detyrë apo të cdo institucioni tjetër, “Kukull e këtij regjimi kleptokratik”

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit, tha Blushi në deklaratën e tij.  Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul. Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI. Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim. Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top