E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Shëndetësi

Komiteti shton masat anti-kovid: ndalohen grumbullimet me më shumë se dhjetë veta

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një tjetër konferencë për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë të ditur kufizimet e reja në kuadër të paranalimit të infeksionit Sars-Covid-2. Sipas  drejtoreshës së ISHP-së, Albana Fico, situata është nën konkroll, me nivel të shtuar risku. Kemi rritje të rasteve ditore, shprehur me një rritje të incidencës. Numri i të prekurëve ka pësuar rritje, duke shkuar në 504 për 100 mijë banorë, po ashtu edhe numri i pacientëve ka pësuar rritje, krahasuar me një javë më parë. Në të trija spitalet kovid, janë shtruar 406 pacientë, dhe janë edhe 20-25%e kapaciteteve  të lira. Në terapinë intensive ka një numër të  qendrueshëm njerëzish, dhe përqindja e të vdekurëve në raport me atë të të prekurëve, është 2.2.%.

Nisur nga kjo situatë, pas shtimit të masave të para me intensitet të moderuar, komiteti e gjykon të nevojshme të shtojë disa masa të tjera, të intensistetit mesatar, në mënyrë që të kufizojë sa më tepër përhapjen e infeksionit.

Kështu, tashmë, përveç qarkullimit dhe mbylljes së bareve e restoranteve, nga ora 22 i mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit, tashmë

a) ndalohen edhe grumbullimet me më shumë se dhjetë persona, në vende të hapura dhe të mbyllura;

b) ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet;

c) ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ato martesore, dhe organizmet përtej atyre familjare, të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Edhe në këtë takim, zonja Fico, nuk ngurroi t’u kujtonte shqiptarëve, të mbajnë maskat, të ruajnë higjenën e të kufizojnë kontaktet.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top