Bogota/ Kokaina “nuk është më keq se uiski” dhe është e paligjshme vetëm sepse vjen nga Amerika Latine”, deklaroi presidenti kolumbian Gustavo Petro, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një mbledhjeje qeveritare.
Kolumbia është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kokainës në botë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, dhe ka kaluar dekada duke luftuar kundër trafikut të drogës.
Gjatë një takimi ministror gjashtë-orësh, i transmetuar drejtpërdrejt për herë të parë, presidenti i majtë tha se “kokaina është e paligjshme sepse prodhohet në Amerikën Latine, jo sepse është më e keqe se uiski”.
Deklarata ka bërë xhiron e botës, duke i habitur të tërë