E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Erdogani braktis traktatin europian për dhunën ndaj grave. Nisin kritikat dhe protestat

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti turk Taip Erdogan sapo nxjerrë Turqinë prej marrëveshjes ndërkombëtare për mbrojtjen e grave.

Deklarata është bërë e ditur të shtunën prej qeverisë turke, pa dhënë asnjë arsye për motivet e kësaj tërheqjeje.

Marrëveshja e Këshillit të Evropës, quajtur Konventa e Stambollit, synonte pakësimin dhe eleminimin e dhunës në familje, duke promovuar barazinë gjinore dhe

Turqia e kishte nënshkruar atë më 2011-n.

Për konservatorët turkë, ky pakt minonte strukturat familjare dhe nxiste dhunën, ndërkaq, të tjerë konservatorë, e konsideronin parimin e barazisë mes sekseve, si një promovim të homoseksualitetit.

Turqia po kritikohet së tepërmi për këtë lëvizje, e cila mund ta mbajë larg Evropës edhe për shumë kohë.

Ndërkaq  Gjermania u shpreh se vendimi saj ka dërguar sinjalet e gabuara, dhe se as traditat kulturore, fetare apo traditat kombëtare, nuk mund të shërbejnë si justifikim për të injoruar dhunën ndaj grave, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Vitet e fundit vendi është karakterizuar nga një rritje e feminicidit, edhe pse Turqia nuk i mban më shënim vrasjet e grave.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top