Një zjarr i madh ka pushtuar mbrëmjen e djeshme rreth orën 9.00 të darkës fabrikën e bojërave Deutsch Color, pranë autostradës.
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230924-081356_Gallery-1024x609.jpg)
Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, në momentin që ra zjarri, brenda në fabrikë nuk kishte patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kishin qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk pati asnjë person të dëmtuar.
Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se zjarri ka rënë për shkak të kontaktit të një shkëndije elektrike me kimikatet e bojërave.
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230924-081737_Gallery-1024x568.jpg)
Sipas burimeve në vend, fabrika e bojërave është djegur thuajse e tëra, ndërkohë që pjesa e zyrave duket se ka mbetur e paprekur.