• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 24 Shtator, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    Kashar/ U vë zjarrin plehërave, djeg tërë zonën përreth. Arrestohet 55 vjeçari

    Kashar/ U vë zjarrin plehërave, djeg tërë zonën përreth. Arrestohet 55 vjeçari

    Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

    Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

    McGonigal pranon akuzën, reagon Meta: ” Provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin”

    McGonigal pranon akuzën, reagon Meta: ” Provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin”

    Berisha vë alarmin: “Rama këshillohej nga asete ruse, arrestimi i  Charls McGonigal e dëshmon këtë”

    LAJMI I FUNDIT/ Charles McGonigal shpallet fajtor, pranon që ka marrë 225.000 dollarë

    Miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%! Nga 1 tetori, mbi 767 mijë të moshuar përfitojnë nga rritja

    Miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%! Nga 1 tetori, mbi 767 mijë të moshuar përfitojnë nga rritja

    Vijon operacioni “Tempulli”/ Shiste hashash pranë një shkolle, arrestohet 19 vjeçari

    Vijon operacioni “Tempulli”/ Shiste hashash pranë një shkolle, arrestohet 19 vjeçari

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Nga Lutfi Dervishi

    Gazetarja  Alba Kepi thirrje referendumi për kullat: “T’u shpëtojmë bajlozëve të kullave”*

    Gazetarja Alba Kepi thirrje referendumi për kullat: “T’u shpëtojmë bajlozëve të kullave”*

    Sekuestrimi  i inceneratorit të Tiranës, Ola Xama: “Nga sot shqiptarëve do t’iu kursehen të paktën 15 milion euro në vit”

    Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Ola Xama: “Nga sot shqiptarëve do t’iu kursehen të paktën 15 milion euro në vit”

    Letër e shkurtër për nxënësit e një viti të gjatë, nga Ledi Shamku Shkreli

    Letër e shkurtër për nxënësit e një viti të gjatë, nga Ledi Shamku Shkreli

    Akademiku Fuga “Është urgjente një kongres arsimi, sepse po bëhemi gjithnjë e më tepër budallenj!  Prindër zgjohuni!”

    Akademiku Fuga vë alarmin: “Janë shkatërruar përfundimisht zgjedhjet e ligjshme në Akademinë e Shkencave”

    “Pse ministri i Financave,  hapi rrugën financimit të djegsave nga buxhetet e bashkive, pa miratimin e këshillave të 5 bashkive?” Nga ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj

    “Pse ministri i Financave, hapi rrugën financimit të djegsave nga buxhetet e bashkive, pa miratimin e këshillave të 5 bashkive?” Nga ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj

    I paprekshmi/ Nga Anila Hoxha

    I paprekshmi/ Nga Anila Hoxha

    “Vëllezërit kanë ngrirë”, nga Lutfi Dervishi

    “Vëllezërit kanë ngrirë”, nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për hurin dhe hunjtë e gardhit…”/ Nga Lutfi Dervishi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

DIASPORA/ “Sot ne kemi rreth 3500 të regjistruar. Nëse këta bëhen 350.000, jam i sigurt që do shihen ndryshe nga të gjitha palët”. Bisedë me kreun e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj

nga MetropolPost
14 Prill, 2021
në Intervista, Lajme, Opinion
DIASPORA/ “Sot ne kemi rreth 3500 të regjistruar. Nëse këta bëhen 350.000, jam i sigurt  që do shihen ndryshe nga të gjitha palët”. Bisedë me kreun e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj
34
SHPERNDARJE
1.1k
SHIKIME

Jemi në një periudhë kur ekonomia botërore dhe ajo vendase janë në krizë për hir të covid-19-s. Jemi po ashtu edhe përpara zgjedhjeve në vend, ku një zë i rëndësishëm si ai i Diasporës, për të cilin u diskutua gjatë, është lënë mënjanë.  A do ndikojë  një gjë e tillë në rezultatin përfundimtar? A janë indinjuar shqiptarët e Diasporës për hir të heqjes së kësaj mundësie?

Po Shqipëria, a rrezikon të asfiksohet nga krizat e ekonomive të mëdha?

Për të gjitha këto pyetje, MetropolPost, iu drejtua zotit Ardian Lekaj, kreut të Dhomës së Biznesit të Diasporës, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, e po ashtu edhe ekspert ekonomie.  

Zoti Lekaj, në thuajse  gjithë fushatën e tij, kryeministri Rama e vë theksin tek vaksinimi i shpejtë i popullsisë dhe hapja e vendit për sezonin turistik që po vjen. E shihni ju lehtësisht të mundshme një  gjë të tillë, në një kohë që Evropa nuk është se parashikon një verë kaq të hapur, Amerika po ashtu?

Në radhë të parë ju falenderoj për këtë intervistë,  që vjen në fakt në një moment fushate elektorale ku shqiptarët po përgatiten për të thënë fjalën e tyre në 25 prill.  Unë, edhe më parë, e kam quajtur këtë vit “viti i shpresës”. Të gjithë e kanë kuptuar që pa fituar betejën me koronavirusin, nuk mund të ketë ëndërra për të ardhmen. Me zbulimin e vaksinës dhe vaksinimin e popullsisë,  të gjithë  kanë filluar të guxojnë e bëjnë plane sërish. Natyrisht, edhe udhëtimet turistike janë pjesë e këtij plani. Duke parë vlerën ekonomike të turizmit për Shqipërinë, jam shumë dakort se, nëse popullsia vaksinohet, shanset janë shumë më të mëdha për ripërtëritjen e shpejtë të kësaj industrie.

Sa i përket situatës dhe politikave që ndiqen në Europë, Amerikë apo Kinë, mund të them vetëm se nuk ka një plan të koordinuar e të centralizuar. Shtetet, në mënyren e tyre, duke marrë në konsideratë kulturën e vendit, eksperiencat, kapacitetet mjekësore, si dhe evoulucionin e virusit gjatë këtij 1 vjeçari, po përpiqen ta fitojnë sa më shpejt të jetë e mundur betejën me të. Duket qartë që europianët dhe amerikanët janë shumë të lodhur nga ky virus, dhe kanë nevojë për nje turizëm në vende të sigurta.

Duket sikur Amerika dhe Kina janë në një garë të vazhdueshme me shifrat e import-eksporteve  të tregjeve ku operojnë.  Madje, edhe sa u takon vaksinave dhe vaksinimit, po krijojnë një hartë që mund të quhet fare mirë harta e vaksinimit Amerikë-Kinë. Është kjo një betejë ekonomike që e zë ngushtë Europën në radhë të parë, rajonin në të dytën dhe Shqipërinë në të tretën?

Nuk duhet të harrojmë se po përjetojmë një realitet të ri. Periudha që po jetojmë është një nga periudhat më interesante të bashkëkohësisë, pasi sot e gjithë bota është në krizë për shkak të koronavirusit. Kurrë nuk ka ndodhur që të gjitha kontinentet të përballen njëkohësisht me një krizë të tillë.

Sa i takon garës ekonomike amerikano – kineze, mund të them që është një garë e gjatë që ka filluar që në fillim të viteve 2000, por që është ndezur më tepër në periudhën e presidentit Trump. Edhe në takimin e marsit që u mbajt në Alaskë, ku pala amerikane u përfaqësua nga Ministri i Jashtëm Antony Blinken, ndërsa delegacioni kinez u përfaqësua nga oponenti Wang Yi, vetëm fillimi i mbledhjes qe  i qetë për çështje kortezie. Më pas u kalua direkt në një ton të tensionuar, sa i përket luftës tregtare.  Gjatë bisedës, Blinken përmendi edhe dosjet e Hong Kongut, Taivanit apo trajtimin që u bëhet Ujgurëve në Kinë. Kinezët nga ana e tyre këshilluan që qeveria amerikane, para se të merret me problematika të tjera, duhet të zgjidhë në radhë të parë situatën e brendshme, duke i përmendur lëvizjen Black Lives Matter. Se çfarë ndodhi pasi u larguan kamerat, nuk është akoma e qartë. Por shpesh këto lloj polemikash që ndodhin përpara kamerave, nuk janë gjë tjetër përveçse manovra për të ndikuar publikun brenda shteteve reciproke. Nga ana tjetër, si Blinken po ashtu edhe gazeta Global Times e lidhur me Partinë Komuniste Kineze, deklaruan se duhen gjetur forma të reja bashkëpunimi, sidomos në fushën e “ndryshimeve klimaterike”. Kështu që, unë mendoj se për këtë të fundit, takimi në Alaskë ka qenë i suksesshëm. Europa nga ana e saj po ruan balancat dhe po qëndron e paanshme, pasi Amerika dhe Kina janë dy partnerë të sajët strategjik, me të cilët ekonomia e saj është e lidhur ngushtë dhe nuk do të ishte e arsyeshme të zgjidhte palë.

Duke u kthyer tek çështja e vaksinave, edhe këtu po luhet një lojë diplomatike. Amerika, së bashku me Japoninë, Indinë dhe Australinë, kanë krijuar aleancën “Quad Grup” me të cilën kanë si qëllim që, deri në fund të vitit 2022, të shpërndajnë 1 miliard vaksina, kryesisht për popullsinë aziatike të vendeve të ashtuquajtura të varfëra. Nga ana tjetër Kina nuk është aspak tolerante për grupime të tilla tek pragu i derës së tyre. Australia e ka kuptuar dhe e ka ndjerë fare mirë këtë, pasi asnjë vaksinë me origjinë nga Australia, nuk lejohet të futet në territorin kinez.

Tensionet ekonomike nuk janë diçka e re. Ato duken si të tilla pasi sot u është shtuar nje dimension i ri, ky i koronavirusit. Patjetër që këto ndikojnë edhe në një vend si Shqiperia, por tregu ynë është shumë i vogël për polemika të tilla. Ne duhet të përqëndrohemi tek vaksinimi i popullsisë dhe formatimi sa më i shpejtë i ekonomisë.

Jemi afër votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pritej në fakt që edhe Diaspora të qe pjesë e këtij votimi, madje iu bënë dhe thirrje emigrantëve të bënin gati kartat e identitetit, nëse i kishin prag skadence, pikërisht që ta kishin më të lehtë votimin. Pati ndonjë motiv, se çfarë e pamundësoi këtë proces? A janë të indinjuar njerëzit në Diasporës për këtë fakt? Si kanë reaguar?

Për çështjen e votës së Diasporës duhen sqaruar disa gjëra. Në radhë të parë Diaspora e ka të drejtën e votës në rast se vjen në Shqipëri për të votuar, duke paraqitur dokumentet e kërkuara, si çdo shqiptar që banon brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Ajo çfarë kërkon Diaspora dhe ne si KKD (Këshilli Koordinues i Diasporës), është mundësia e votimit në distancë, nga vendet ku ne jetojmë. Për këtë qëllim, ne si KKD, së bashku me organizata të ndryshme në Diasporë, bashkëpunuam nga afër edhe me KQZ-në, por kjo e drejtë e votimit në distancë nuk u realizua. Për këtë arsye, shumë kolegë dhe aktivistë nga Diaspora, janë zhgënjyer dhe reagojnë emocionalisht. Unë i kuptoj shumë mirë ata dhe reagimet e tyre, por mund t’ju siguroj se z. Celibashi ka bërë goxha  punë për ta realizuar këtë të drejtë në një periudhë fare të shkurtër. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar që KQZ-ja ka si detyrë jo vetëm të mirëkoordinojë mbarëvajtjen e votimit, por edhe ruajë të gjitha ekuilibrat politikë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ne si Diasporë kërkuam diçka dhe kjo nuk u realizua. Jo çdo kërkesë mund te realizohet përnjëherë. Bari nuk rritet më shpejt duke e tërhequr. Çdo gjë do kohën dhe përkujdesin e vet. Sot, ne si Diasporë, jemi në lëvizje më tepër se kurrë, po vlerësohemi, po krijojmë ura lidhëse, po sjellim një frymë të re dhe zëri ynë po dëgjohet. Detyra jonë në muajt apo vitet në vijim, është identifikimi dhe regjistrimi zyrtar i shtetasve shqiptarë kudo ku janë, jashtë kufijëve të Republikës Shqiptare. Sot që po flasim, kemi vetëm rreth 3500 të regjistruar. Në rast se ky numër do të jetë 350,000. atëherë jam i sigurt  që do të konsiderohet ndryshe nga të gjitha palët politike brenda vendit. Le të vazhdojmë punën duke u nisur nga vetja dhe mos t’ja lëmë vendin pesimizmit. Me punë, e drejta fiton gjithmonë.   Edhe Roma e Parisi nuk janë ndërtuar për nje vit.

Si e sheh Diaspora aktualisht realitetin e biznesit në Shqipëri? A gjykon ajo se ka hapësira për ta përmirësuar dhe si?

Ne që jemi rritur dhe, në një farë mënyre, studiuar e zhvilluar në Diasporë, ndoshta e shikojmë situatën e të bërit biznes në Shqipëri me më qetësi dhe neutralitet. Sot, më tepër se kurrë, ka ardhur koha të zgjedhim rrugëtimin tonë pas një analize të thellë ekonomike. Cilët sektorë kanë shanse për të ardhmen, në këtë treg të kufizuar ku ne jetojmë, dhe me një fuqi punëtore prej rreth 1 milion njerëzish?! Të guxojmë dhe t’i shohim gjërat ashtu siç janë, pa zbukurime, dhe të bëjmë përmbledhjen e problematikave që kemi: ekonomi ende e dobët, mungon një model ekonomik i qartë kombëtar, legjislacioni nuk mbështet sa duhet biznesin, lufta kundër informalitetit është ende  e pamjaftueshme…. Po të plotësojmë këto pika, jam i sigurtë qe gjenerata e ardhshme nuk do të zgjedhë largimin.

Cili është vizioni/plani i Dhomës së Biznesit të Diasporës në vijim? Mendoni se do ndikohet nga kahu politik që do të fitojë zgjedhjet?

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është një organizatë jo fitimprurëse, jo qeveritare. Qëllimi ynë është krijimi i urave lidhëse midis Diasporës e miqëve kudo në botë dhe vendit amë. Në këtë mënyrë, ne sjellim eksperiencat më të mira, thithim investitorë, promovojmë bizneset shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe jemi shembull pozitiv për gjeneratat e ardhshme.

Biznesi dhe politika janë dy binome. Ato nuk mund të funksionojnë pa njëra tjetrën. Politika pa biznesin nuk do të kishte kuptim, po ashtu edhe anasjelltas, prandaj mendoj se çdo krah politik, është dhe do jetë i interesuar për të bashkëpunuar. Interesi ynë për zhillimin e Shqipërisë, është i përbashkët.

Copyright © MetropolPost.al

Tags: analizeArdian LekajDhoma e Biznesit te DiasporesDiaspora ShqiptareEkonomiaekonomia boteroreekspert ekonomieKeshilli Koordinues i Diasporeskryetarivota e diaspores
Shkrimi Paraardhës

Meta nga Pogradeci: “Vlora u provokua rëndë para pak ditësh. Zotëria të jetë i sigurt, se Vlora ia ka bërë gati dhomën”

Shkrimi Pasardhës

Lista e të dhënave dhe patronazhimi i votës. Nga Albana Nexhipi Lekaj

Shkrime të Tjera

Ekspertët të shqetësuar/ Blerja e “Credit Swiss” prej “UBS”-së amerikane e rrezikshme, favorizon monopolin dhe godet identitetin bankar zviceran
Bota

Ekspertët të shqetësuar/ Blerja e “Credit Swiss” prej “UBS”-së amerikane e rrezikshme, favorizon monopolin dhe godet identitetin bankar zviceran

1 Prill, 2023
Të ardhurat personale, Elizabeta Katiaj: “Individi me deri në 480.000 lekë në vit, të jetë pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe taksimi”*
Ekonomi

Të ardhurat personale, Elizabeta Katiaj: “Individi me deri në 480.000 lekë në vit, të jetë pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe taksimi”*

27 Mars, 2023
Ekonomia globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie
Analiza

Ekonomia globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie

22 Mars, 2023
2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*
Analiza

2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

22 Mars, 2023
Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç
Analiza

Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç

27 Shkurt, 2023
“Trafiku, zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë”, nga Irena Beqiraj
Analiza

“Trafiku, zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë”, nga Irena Beqiraj

8 Dhjetor, 2022
KRIZA EKONOMIKE/ Ardian Lekaj “Kjo që po ndodh sot, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një ‘supercikli'”
Intervista

KRIZA EKONOMIKE/ Ardian Lekaj “Kjo që po ndodh sot, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një ‘supercikli'”

14 Shtator, 2022
A jemi në recesion? Përgjigjen mund ta gjeni tek të mbathurat e burrave! Nga Irena Beqiraj
Ekonomi

A jemi në recesion? Përgjigjen mund ta gjeni tek të mbathurat e burrave! Nga Irena Beqiraj

5 Prill, 2022
Matura 2021/ Akademiku Fuga kundër uljes së kufirit minimal të pikëve. “Ç’bëhet kështu? Asnjë tezë nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?”
Vendi

“Lista e pagave? Plasi qelbi!” Nga Artan Fuga

26 Dhjetor, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

    Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • LAJMI I FUNDIT/ Charles McGonigal shpallet fajtor, pranon që ka marrë 225.000 dollarë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Kashar/ U vë zjarrin plehërave, djeg tërë zonën përreth. Arrestohet 55 vjeçari

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Nga Lutfi Dervishi

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Dhunoi me këmbë karrigeje për një javë të dashurën, ky është Gleard Gusholli

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1

Lajmet e fundit

Kashar/ U vë zjarrin plehërave, djeg tërë zonën përreth. Arrestohet 55 vjeçari

Kashar/ U vë zjarrin plehërave, djeg tërë zonën përreth. Arrestohet 55 vjeçari

24 Shtator, 2023
Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

Digjet fabrika e Deutsch Color në autostradë/ Pa dëme në njerëz

24 Shtator, 2023
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Nga Lutfi Dervishi

23 Shtator, 2023
McGonigal pranon akuzën, reagon Meta: ” Provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin”

McGonigal pranon akuzën, reagon Meta: ” Provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin”

23 Shtator, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In