Pas postimit në tuiter të deklaratës Sekretarit për Shtetin Antony Blinken, se familja e ish kryeministrit Berisha është e pamirëpritur në Amerikë për hir të akteve korruptive që cënojnë demokracinë në vend, ka reaguar edhe vetë lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
Nga mediat u njoha me vendimin tuaj të shpallur në tëitter për të ndaluar hyrjen time në SHBA, shkruan Berisha në statusin e tij. Lidhur me këte vendim dua të shpreh sa vijon. Gjate 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni. Shtoj gjithashtu se gjate të gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike, dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plote ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtesia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.
Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të beni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi.
Veç të tjerave, në statusin e tij Berisha shkruan se pikërisht nën drejtimin e tij Shqipëria ka mundur të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, të firmosë Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit, të liberalizojë vizat me Bashkimin Europian, e po ashtu edhe të shënojë rekorde në luftën ndaj kromit të Organizuar.
Gjithashtu gjykoj se një ndër faktorët më kryesore që qeveria që unë kam drejtuar arriti të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizojë vizat me Bashkimin Europian, të arrijë nivelin e pragut të MCAC, dhe të tërheqë investime madhore, por edhe të shënoje kulme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, e dokumentuar kjo dhe në raporte dhe vleresime të qeverisë së SHBA, shkruan Berisha, i cili nuk lë pa theksuar as faktin që ka 8 vjet që ka dhënë dorëheqjen nga pushteti, se ka mbështetur dhe mbështet reformën në drejtësi, e se ka denoncuar edhe George Sorosin si korruptorin me kryesor të politikaneve të sotëm në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një armik të te demokracise në vend.
Zoti sekretar! Unë kam 8 vite që kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti, por kam qendruar i vendosur në mbrojtjen e interesit publik dhe kombëtar të shqiptarëve, ashtu siç i vlerësoj unë ato.
Unë kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend publikisht brenda dhe jashtë vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e drogës, lidhjet e tyre me zyrtarët më të lartë shqiptarë, por edhe të huaj, korrupsionin e papërmbajtur qeveritar në Shqipëri.
Po kështu unë kam mbështetur reformën në drejtësi e të gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt të ndërmarrë në kundërshtim flagrant me amendamentet kushtetuese, per vendosjen e kontrollit të plotë politik mbi sistemin e drejtesisë.
Unë gjithashtu kam denoncuar në mediat shqiptare dhe të huaja, duke ditur shumë mirë pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin më kryesor të politikanëve të sotëm dhe, në gjykimin tim, si nëe armik të vërtetë të demokracise në vendin tim.
Përveç kësaj kam denoncuar i pari dhe me forcën më të madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit të Kufijve te Kosoves, i përgatiur nga fondacioni i George Sorosit në Beograd, për çka dhe dhe jam kërcënuar për pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.
Së fundi, duke mos pretenduar kurrë se une jam i pagabuëshem, duhet t’ju garantoj se unë ndjehem krenar me të gjitha qendrimet e mia, dhe ju siguroj se ato kanë qenë dhe do të jenë të motivuara vetem nga interesi publik dhe kombëtar i kombit shqiptar dhe e vërteta, të cilat unë i kam mbrojtur njëlloj, si sot edhe në kohen kur të rinjtë shqiptarë ekzekutoheshin në kufi për realizimin e ëndrrës së tyre amerikane, përfundon statusin e tij Sali Berisha.