• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

    Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

    Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

    Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

    Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

    Amsterdam/  Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Gjuhësi

Ç’të jep ‘pana’ që s’ta jep ‘maza’? Nga Ledi Shamku Shkreli

nga MetropolPost
24 Qershor, 2023
në Gjuhësi
Ç’të jep ‘pana’ që s’ta jep ‘maza’? Nga Ledi Shamku Shkreli
1
SHPERNDARJE
39
SHIKIME

Së paku tri fjalë ka Shqipja në repertor të saj për të shenjuar cipronjën e lyrshme, të qullët e të bardhë të qumështit: atë që nëpër rafte shitoresh, menu restorantesh e recetash gatimi, e quajnë ”pana”.

E këto tri fjalë janë: AJKË, MAZË dhe KAJMAK. (Ndokush mund të thotë se kjo e fundit është nga turqishtja). Mirëpo këtu ia vlen të kujtojmë atë që Sociolinguistika e quan “metafora e rërës” dhe e përdor kur studion prurjet e huaja në një gjuhë (interferencat). Metafora e rërës don ta shohë komunikimin si një përrua, duke ndarë diskursin nga gjuha. Dhe vëren nëse rëra (prurjet e huaja) gjendet vetëm në diskurset e përditshme (pra në shtjellat e ujit), apo rëra (prurjet) gjenden tashmë në gjuhë (pra rërën e gjejmë në fundal të përroit si shtresë e shtratit të tij). Sa i takon kajmakut, kjo fjalë (kjo rërë) gjendet sot në shtrat të gjuhës për shkak të historikut të gjatë të saj në përdorime.

Le të vijmë sërish te fjalët: AJKË, MAZË, KAJMAK dhe e tashmja PANA. (Heraherës del në përdorime edhe alternativa KREM, po sa i takon kësaj fjale, ajo është një Hiperonim, një shenjues me kuptim jo fort të përcaktuar pasi KREM është poashtu edhe kremi kozmetik i lëkurës – dhe këtu më vjen të buzëqesh, pasi e kujtoj gjyshen time kur ma lyente me pahir fytyrën në vjeshtë e në pranverë me kajmak të freskët (me krem 😄), duke pëshpëritë sakaq fjalët e saj magjike: “Dill e Honë paç për’onë!”.

AJKË e MAZË shenjojnë, diftojnë të njëjtin send që shenjon PANA e tashme. Pra kanë faktikisht të njejtat të drejta për t’u shfaqur bukur mirë në rafte shitoresh, menu restorantesh a receta gatimi. Kjo e para.
E dyta, po t’i hyjmë etimologjisë semantike, vërejmë se AJKË dmth yndyrë dhe e gjejmë të përhapur në mbarë diatopinë e Shqipes, nga Veriu në Jug, e gjejmë madje edhë në rranxat e Tiranës si AJKU I LESHIT (yndyra e leshit të edhit). Është dëshmuar gjanisht si prani me këtë kuptim nga gjuhëtarë dhe etnografë (shih edhe Zojzin për këta të fundit). A nuk është PANA pikërisht lyra e pezullt?

Ende më e bukur paraqitet situata po t’i referohemi dyshes kokë më kokë MAZË \ PANA.

PANA (prej Italishtes PANNA), etimologjikisht don të thotë ”ndalesë, pezullì, pëlhurë”. Me pak fjalë me një kalesë metaforike PANA kishte me qenë pëlhura, cipa që ven qumështi sipër.
Po MAZË si e ka etimologjinë e saj? Fjalë vendase burimore, ajo hyn në dy çerdhe sematike: edhe në atë të ushqimit substancioz (të pasur) për shkak të yndyrës (dhe këtu përkon në kuptim me AJKËN), pp edhe me atë të cipës, pëlhurës së hollë, gjendur fjala vjen te “MAZË E QEPËS” (ajo që tironasit quajnë “vëmesë qepe”), cipa e hollë e tejdukshme që ndan shtresat e qepës, dhe këtu përkon në semantikë etimologjike edhe me PANA (panna).
E madje ka edhe një shtegtim të vyer jashtë shqipes, pasi rezulton se disa dialekte të serbishtes ku kjo fjalë bën ferk, del ta kenë huazuar prej Shqipes. Ky shtegëtim ama nuk ka të bëjë veç me një fjalë, por dëshmon për një dije, një zeje të popullatave tona me traditë blegtorale, të rafinuar aq mirë në përpunim të nënprodukteve, sa për t’u bërë e imitueshme nga fqinjët. Zeja po tok me të edhe fjala, sipas parimit etnolinguistik “Fjalët dhe Sendet”.

MAZA bëhet edhe më joshëse, po qe se e kaptojmë tej Ballkanit vështrimin e kësaj fjale, e dalim deri në ishullin e Sardenjës. Aty traditën galureze, do t‘ju shërbejnë një pjatë lokale që quajnë në gjuhën vendase “MAZZA FRISSA” – shqipto “maza frisa” (mazë e pjekur). – po e postoj dukjen e saj këtu më poshtë.
Kam ngelë shtang para kësaj pjate e cila gatuhej me të njëjtën teknikë e mbante të njëjtin emër me pjatën tonë “MAZË E ZIME”, të cilën bujarisht ma kanë ofru vendasit në Valbonë e në Tropojë.

E rimarr tash sërish pyetjen nistore: “Ç’të jep pana që s’ta jep maza?”.
Dhe e përfundoj këtë ravgim timin me pyetjen: duke iu rikthy metaforës së rërës, a ka me u shtru PANA në shtrat t’prrejve shqip bashkë me AJKË, MAZË E KAJMAK, apo ka me u rrokullisë në shtjellat e përkohshme të diskursit?

Mbetet me e pa.

Tags: ajkeanalize gjuhesorehuazimetkajmakLedi Shamku Shkrelimazapana
Shkrimi Paraardhës

“Jam mirë”/ Këngëtarja Bebe Rexha poston foto pas aksidentit në shfaqje

Shkrimi Pasardhës

Londër/ Princi William nis projektin 5 vjeçar për t’u dhënë fund të pastrehëve

Shkrime të Tjera

Letër e shkurtër për nxënësit e një viti të gjatë, nga Ledi Shamku Shkreli
Arsimi

19 Korrik, 2023
Studiuesja Ledi Shkreli kap gafil Gjinushin tek citon një libër dhe autor imagjinar: “Sot ai libër ka jetën e vet, si shenjë e hajnisë intelektuale të kryeakademikut”
Debati

Gjuhëtarja Shamku vazhdon betejën mbi shqipen me Gjinushin: “Ja dhe dy perla taze të kryeakademikut”

14 Nëntor, 2022
Studiuesja Ledi Shkreli kap gafil Gjinushin tek citon një libër dhe autor imagjinar: “Sot ai libër ka jetën e vet, si shenjë e hajnisë intelektuale të kryeakademikut”
Debati

Studiuesja Ledi Shkreli kap gafil Gjinushin tek citon një libër dhe autor imagjinar: “Sot ai libër ka jetën e vet, si shenjë e hajnisë intelektuale të kryeakademikut”

12 Nëntor, 2022

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

    Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    29 shpërndarje
    Share 12 Tweet 7
  • Parashikimi i motit për javën

    17 shpërndarje
    Share 7 Tweet 4
  • “Kur shihni një njeri që keqtrajton më të dobëtin, ai ka përjetuar ndjesinë e braktisjes”, nga Lira Gjika

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    72 shpërndarje
    Share 29 Tweet 18

Lajmet e fundit

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

10 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In