E shtunë, 6 Qershor, 2026
Politikë

Çështja e detit me Greqinë, Rama i përgjigjet Metës: “…bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë vazhduar replikat onlajn mes krerëve të shtetit shqiptar për çështjen e kufirit detar me Greqinë, por kësaj radhe kryeministri Rama i kundërpërgjigjet presidentit Meta, i cili, përmes disa statuseve në fejsbuk, ka vazhduar të theksojë se nuk do lejojë cënimin e interesave kombëtare për detin, duke paralajmëruar, që askush të shkelë kushtetutën dhe autoritetin e deleguar nga populli për çështjen e detit.

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like! i kundërpërgjigjet Rama Metës

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top