Ka njoftuar vendosjen e bustit të Skënderbeut në parkun qendror të Budapestit, kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili, në informacionin e ofruar kreut të qeverisë Rama, teksa i tregonte ku ndodhej, tha se kjo qe një iniciativë e nisur shumë kohë më parë, e cila më në fund tashmë po merrte drejtim.
Kjo është një iniciativë që ka nisur që në kohën që ju keni qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga ish kryetarët e bashkisë, për të vensdosur bustin e Skënderbeut në parkun qendror të Budapestit, ndërkohë që janë 2 iniciativa, mbretëresha Geraldinë që do të vendoset tek sheshi “Zogu i parë” që është hapur tani, është dakordësuar sot, ndërkohë që u vonua prej pandemisë dhe tërmeteve, por është vendosur piedestali, busti ka ardhur në bashkinë e Budapestit dhe në datën 5 korrik, ne do të kemi inaugurimin dhe një ceremoni në Budapest. Na është dhënë vendi qendror mu tek ura që lidh dy pjesët e parkut, është bërë mbishkrimi dhe thjesht për çështje të ceremonisë, bustin e kemi në bashki të budapestit. Busti është punuar nga Agim Rada dhe agjencia jonë që merret me monumentet, kështu që është dhuratë e bashkisë sonë për bashkinë këtu, tha Veliaj.