E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Biden zyrtarisht President: Kolegji Zgjedhor Amerikan shpall vendimin

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kolegji elektoral në Amerikë ka shpallur fitues  të zgjedhjeve të 3 nëntorit demokratin Joe Biden. Me Kaliforninë dhe 55 votat e saj, ish-zëvendëspresidenti Biden kalon pragun e nevojshëm  të 270 votave për t’u shpallur president.

“Është koha për të kthyer faqen”, është shprehur ai, pasi Kolegji Zgjedhor Amerikan  konfirmoi fitoren e zgjedhjeve prej tij.

Në fjalimin e mbajtur pas shpalljes së vendimit, Bideni deklaroi se demokracia amerikane ‘u refuzua, u testua dhe u kërcënua’, por pavarësisht kësaj, dëshmoi se qe e qëndrueshme e vërtetë dhe e fortë.

Presidenti i sapokonfirmuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, dënoi gjithashu përpjeket e presidentit Donald Trump, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke krijuar kaos në e paqartësi, sidomos në këtë situatë pandemike që po kalon vendi.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top