Teksa protestat ndaj kufizimeve të reja për mospërhapjen e Covid-1 kanë shpërthyer në të gjithë Evropën, Austria i është rikthyer edhe një herë mbylljes së plotë, duke u kërkuar që prej mesnatës së mbrëmshme njerëzve, të punojnë nga shtëpia, ndërkohë që edhe dyqanet e nevojës së parë, janë mbyllur.
Qysh prej javës së shkuar, Austria është bërë i pari vend që e ka bërë vaksinimin ndaj Covid-19 detyrim ligjor, me ligjin që pritet të hyjë në fuqi në shkurt. E teksa politikanët në Gjermani po diskutojnë të njëjtat masa, në tërë Evropën, sipas OBSH-së ndihet një rritje e shifrave të të prekurëve.
Drejtuesi rjonal i OBSH, Hans Kluge, deklaroi të shtunën për BBC-në se, nëse në Evropë nuk forcohen masat, të vaksinohet populli fjala bie e nuk mbahen maskat, deri në pranverën tjetër, mund të rregjistrohen deri në gjysmë milioni të vdekur.
Ndërkaq protestat ndaj kufizimeve kanë nisur në mbarë Evropën, ku njerëzit, në Hollandë apo Belgjikë janë përplasur me policinë.