Teksa Kryeministri Rama njoftonte në konferencën për shtyp, se vaksina anti-covid do të ofrohet falas nga shteti, Presidenti Meta dekreton vendimin per marrëveshjen mbi vaksinën anti-covid. Presidenti e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm që po ndërmerr shteti në kuadër të pandemisë së Covid-19, duke theksuar që hapat e ndërmarra të kryhen në koordinim me masat e ndërmarra prej OBSH-së.
Në këtë marrëveshje theksohet se vaksinimi do të kryhet për vetëm 20% të popullësisë.