Me një vendim të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Rama ka shpallur ditën e sotme gjendjen e emergjencës energjitike.
Sipas këtij vendimi, urdhërohen KESH, OST dhe OSHEE të pezullojnë planet e investimit, përveç investimeve të domosdoshme, e të koordinojnë bashkë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, garantimin e pandëprerë të energjisë elektrike.
Në krye të grupit ndërinstitucional që do të ngrihet për këtë punë, emërohet zëvendëskryeministri Ahmetaj dhe pjesë të tij janë ministri iInfrastruktrës dhe Energjisë, ai i Financave dhe Ekonomisë, si dhe përfaqësues të tjerë që do të vlerësohen si të nevojshëm nga zëvendës kryeministri.
Sipas këtij vendimi, gjendja e emergjencës energjitike do të vazhdojë deri më 15 prill 2022.