Në konferencën e sotme për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se në bazë të incidencës dy javore, situata mbetet e qendrueshme, e se në fuqi do të vijojnë të mbeten masat e deri më tanishme, pra fillimi i orës policore në orën 23.00 të mbrëmjes, si dhe mbajtja e maskave dhe e distancës në ambiente të mbyllura.
Sipas drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico, rastet ditore kanë pësuar ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar rritje, numri i bashkive të prekura rritje dhe grupmoshat me të prekura janë nga 55-74 vjeç.
Situata nëpër spitalet Covid-19
Situata nëpër spitalet kovid 1 dhe 3 sipas mjekut Dhimitër Kraja, paraqitet e kontrollueshme. Sipas tij, rreth 30% e kapacitetit të tyre është e lirë, e deri më tani në të dyja spitalet janë shtruar rreth 230 pacientë. Të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe rrethe të ndryshme, tha doktor Kraja. Grupmoshat janë të ndryshme nga 19 deri 80 vjeç, me një mbizotërim të moshës 50-65 vjeç. Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatëzëna, një pjesë e të cilave me forma serioze. 95 % e rasteve të të shtuarëve janë të pavaksinuar. 63% paraqesin forma klinike të mesme të rënduara, ose nga komplikacionet e vetë kovidit apo nga sëmundjet që kanë, 24 % forma të rënda dhe 13% konsiderohen forma kritike. Në spital aktualisht janë të intubuar 13 të semurë. A ka të vaksinuar qe janë shtruar në spital? Po. I bie që rreth 0.00001 % e rasteve të tilla janë të infektuar e të shtruar. A ka fatalitete nga ata që janë vaksinuar? Ka dhe ata janë ende ende mjaft më të vogla. Me të dhëna, janë 0, 00006 % e tyre. Vdekshmëria ditore nga 5.1/5.4 në ditë.
Fëmijët
Edhe sipas drejtoreshës së spitalit të fëmijëve, situata me fëmijët e prekur nga covid-19 duke e kontrollueshme. Kemi rritje të ritmit të shtrimeve me fëmijë në forma të mesme dhe të moderuara, deklaroi ajo, por fatmirësisht situata klinike është në kontroll, fëmijët reanimohen brenda disa ditëve dhe na kanë dhënë mundësi të mos kalojmë kapacitetet spitalore. Deri më tani ka pasur 360 fëmijë të hospitalizuar që nga fillimi i pandemisë, që kanë rezultuar me komplikacione, por që janë shëruar. Fatmirësisht, shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë dhe vitin e kaluar, pra nuk kemi asnjë rast deri më tani me komplikacione të rënda post kovid.