Në kohën kur gjysma e shteteve europiane po aplikojnë mbylljen e pjesshme për hir të shtimit të tejskajshëm të numrit të të prekurëve me covid-19, në një kohë kur edhe Shqipëria po përballet me një rritje galopante të të intfektuarëve, Komisioni i Teknik Ekspertëve ka deklaruar nevojën e një tjetër mbylljeje të pjesëshme për Shqipërinë. Ka qenë kryetarja e këtij komisioni, zonja Racakolli, e cila ka deklaruar se kjo mbyllje do hyjë në fuqi ditën e mërkurë, më 11.11.2020, dhe afatet e përfundimit të saj nuk dihen ende, pasi do variojnë në varësi të situatës.
Masat e sugjeruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, përfshijnë ndalimin e lëvizjes në të gjithë Shqipërinë, nga ora 22.00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të motiveve për emergjenca pune, shëndetësore, apo nevoja të domosdoshme. Po ashtu do ndalohen edhe të gjitha aktivitetet e bareve dhe restoranteve, përveç shërbimit delivery, ndërsa Administrata Publike do t’i kthehet smart work-ut, sipas specifikës së sektorit, prej nga përjashtohen strukturat që ofrojnë shërbime për publikun, të cilat do punojnë në zbatim të plotë të rregullave anti-covid.
Këto masa, theksoi zonja Racakolli, do të zgjasin tri javë dhe do të rishikohen në varësi të situatës.