Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në fejsbukun e tij një adresë imejli, në të cilën fton gjithë të rinjtë me rezulate të larta, të bëhen pjesë e qeverisjes me idetë e projektet e tyre.
gatipërshqipërinë@kryeministria.al, shkruan Rama në fejsbukun e tij. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë