Është java e Hënës së Re. Të martën, më datë 11, ajo lind në shenjën e Demit, duke u sjellë të gjitha shenjave të horoskopit një valë energjie që u dikton ekuilibrin dhe rregullin. Nisur nga elementi zodiakal të cilit i përkasin, ndikimi i Hënës do të jetë shumë i mirë për shenjat e Ajrit, të cilat do vazhdojnë të jenë në majë, për sa mbështeten prej Saturnit dhe Jupiterit tek Ujori, si dhe prej Mërkurit dhe Venusit tek Binjakët. Shenjat e Tokës do të jenë të qendrueshme, falë Plutonit retrograd tek Bricjapi, dhe, me Hënën e Re, edhe Demit e Uranit në Dem. Shenjat e Ujit, vazhdojnë të jenë të ndjeshme, por edhe luftarake, për sa ndikohen nga rrezet e Neptunit tek Peshqit dhe të Marsit tek Gaforrja. Sërish bosh kozmik për shenjat e Zjarrit, të cilat vazhdojnë të mos mbështeten prej rrezes së asnjë planeti.
Dashi
Situatat e bllokuara më në fund nisin e zhbllokohen këtë javë. E rëndësishme do të jetë sugjerimi i dikujt që e keni të besuar.
Demi
Familja në këtë moment është në vend të parë. Kush i ka bazat e forta, mund të arrijë çfarë synon.
Binjakët
Nga ky moment e tutje, s’do jeni më të gatshëm për të pranuar kompromise. “Kush më do, më ndjek pas”, do jetë motoja juaj.
Gaforrja
Ende në pritje sa i takon dashurisë, por mjaft shpejt, edhe në këtë sektor gjërat do të zhbllokohen. Venusi po marshon me hap të shpejtë drejt shtëpisë suaj, dhe shumë shpejt do t’ju sjellë të reja.
Luani
Venusi dhe Mërkuri ju sjellin ide të mira, aftësi komunikuese dhe shumë pasion. Hëna e re, do t‘ju nxis të vini në rregull gjërat praktike.
Virgjëresha
Përzijini mendimet e këqija. Pavarësisht se Mërkuri dhe Venusi mund t’ju punojnë ndonjë rreng, ju s’duhet të bini në grackën e keqkuptimeve. Marsi në sekstil nga shenja e Gaforres, ju jep armët e duhura për të sheshuar situatat që lidhen me familjen dhe ndjenjat.
Peshorja
Ka ardhur koha e sqarimeve. Po keni lënë gjëra pezull, si në familje, ashtu dhe në dashuri, ky është momenti. Në dashuri, një lëvizje e paparashikuar, do t’ju sjellë diellin aty ku deri dje kanë mbretëruar retë.
Akrepi
Ka ardhur koha të bëni pastrimet e duhura dhe të nisni që “këtu e tani”. Neptuni, Plutoni dhe Marsi ju mbështesin. Në dashuri, gjëra të reja. Kë keni ndjekur prej kohësh, mjaft shpejt ju vjen nga pas.
Shigjetari
Këtyre ditëve, Neptuni në kuadraturë nga shenja e Peshqëve, Mërkurit dhe Venusit, në kundërshti nga shenja e Binjakëve, mund t’ju vënë në provë. S’duhet të bëni gjë tjetër veçse të pranoni sfidën. Fitorja është në duart tuaja.
Bricjapi
Dielli dhe Urani në trekëndësh nga shenja e Demit, ju garantojnë një formë të shkëlqyer fizike, por Marsi në kundërshti nga shenja e Gaforres, ju nxit një ndjesi lodhjeje e cila ju tremb. Planeti i Luftës ju bën të ndiheni të trembur e të pasigurt, sidomos sa i takon familjes. Çlodhuni dhe merruni me veten.
Ujori
Mërkuri dhe Venusi janë më në fund në anën tuaj. Dy planetet që sjellin mendime pozitive dhe fat, përveçse pasion, ju ndriçojnë nga shenja mike e Binjakëve. Ky është momenti për të ndërtuar. Të favorizuara këto ditë do të jenë kontaktet me të tjerët. Në dashuri gjërat më në fund nisin e marrin kahun e duhur.
Peshqit
Është koha për të folur qartë e të përballeni njeriun e zemrës për gjërat që nuk i tresni dot. Mërkuri dhe Venusi ju nxisin ta bëni këtë gjë, derisa të vendosni të hapni zemrën. Forcat për tu përballur nuk ju mungojnë. Masri ju ndihmon të vini rregull në vorbullën e emocioneve tuaja. Mos harroni, asgjë nuk ndodh rastësisht dhe, edhe nëse ju del ndonjë vështirësi, për ju është rasti të dilni më të pasur më të vetëdijshëm e më të fortë.