I pyetur mbi thirrjen e kapjes së cfurqeve në Syri Tv, Meta sqaroi se ato janë për ditën e zgjedhjeve, nëse preket vota.
Cfurqet i kam parë në Libofshë, në ’94-n, sqaroi ai. Në ’94-n, kur policia dhe të fortët kanë përdorur dhunë në Libofshë, kanë dalë gratë e Libofshës me cfurqe dhe i ndiqnin me vrap. Cfurqet janë për të dielën, nëse preket vota, por duhen evituar këto incidentet e tjera, dhe çdo gjë, ama tek vota, nuk ka më! Votë sipas Shijakut e sipas Dibrës nuk ka më! Këtë e dinë të gjithë. Të giithë shqiptarët të jenë gati të mbrojnë votën e tyre, presidenti është i pari që do mbrojë votën e tyre. Unë shpresoj të ketë reflektuar kryerilindasi dhe ta kuptjë që nuk preket vota e tyre. Nuk ka ambasadë në republikën e Shqipërsë, që t’i bëjë strehë kryerilindasit, po u prek vota… tha Meta.