Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, 192 mijë dozat e vaksinës Sinovac, për të cilat kryeministri Rama njoftoi qysh teksa niseshin nga Turqia. Në fjalën e mbajtur në aeroport me rastin e mbërritjes së tyre, ai deklaroi se veç vaksinave, ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri edhe fabrikën e prodhimit të tyre, duke mundësuar kështu njëkohësisht dy gjëra: vaksinimin e popullsisë dhe zhvillimin ekonomik e industrial të vendit.
Sot jemi këtu së bashku, tha kryeministri Rama, në një moment të rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë, por para se të jap shpjegime për dozat e reja, dëshiroj të ndaj një lajm me ju, një lajm shum të mirë. Njëkohësisht kemi nisur bisedat, për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është një nga koppanitë më të mëdha farmaceutike në botë, që bën edhe shpërndarjen e Sinovax, por njëkohësisht, edhe të shumë të tjerave. Kemi misur bisedimet për të sjellë një investim shumë të rëndësishm, jo vetëm për kjëtë moment, por edhe për të ardhmen. Një fabrikë prodhuese, që do hapë një tjetër rrugë të rëndësishëm prodhimi dhe zhvillit të industrisë në vend.
Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh, por me një kalendar më të shpejtë se sa 60, do kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson ta shtrijmë vaksinimin në tërë territorin sipas planit. Ambicja jonë është që, deri në fund të muajjit qershor, por me tolerancë e them, se ajo që dua është që brenda majit, ne të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë. Sidoqoftë, e kemi vendosur vijën e objektivit, tek afati deri brenda qershorit.
Sot që flasim, në Republikën e Shqipërisë kem aktualisht 282 mijë vaksina, plus vaksinave që sapo mbërritën, kemi edhe vaksinat AstraZeneca, Pfizer, Sputnik, të cilat së bashku janë 90 mijë. Ndërkohë, presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca, po ashtu 25 mijë të tjera Sputnik, që, duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE, bëjnë në total, 871 mijë vaksina, së bashku me shumën e kontraktuar aktualisht. Ne faktikisht kemi të kontraktuara 500 mijë vaksina Sinovac dhe kemi siguruar 1 milion, por kemi vendosr për 500 mijë një herë, për të parë edhe dinamikat, se është një proces shumë dinamik, dhe këtu kemi ecur vazhdimisht në mënyrë strategjike për të ruajtur një ekuilibër, me planin dhe nevojat.