Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë disa informacione mbi virusin e etheve të Nilit që po qarkullon këto ditë në Shqipëri. “Ky është një virus që e njohim prej një shekulli. 1937-a është hera e parë që është zbuluar”, sqaron për publikun Alimehmeti. “Transmetohet kryesisht prej një vektori, që është mushkonja që pickon një zog të infektuar, dhe pastaj shkon infekton një njeri në pickimin pasardhës, tipike e zonave tropikale, por që me ngrohjen globale, kemi fluturim qoftë të zogjve që janë rezervuaret e këtij virusi, qoftë të mushkonjave, drejt zonave Veriore, Europë apo Amerikë Veriore. Kështu që ka çerek shekulli që në Evropë kemi raste vit për vit, ndaj nuk është dicka që ne nuk kemi parë një vit më parë apo më përpara akoma.
Është një sëmundje që prek fatëmirësisht numra të vegjël njerëzish, se përndryshe mendohet se po shkojmë drejt një pandemie tjetër, dhe fatmirësisht shumica prej tyre nuk shfaq asnjë simptomë. Që do të thotë në 1000 vetë, 800 nuk do të kenë asnjë lloj simptome, as nuk do ta kuptojnë që janë të infektuar. 200 të tjerët do të kenë pak tempëraturë, dhimbje koke, shenja gastro-intestinale e me radhë. Dhe nga këta, 10 do të kenë simptoma si meningite, encefalite, etj. E nga këta dhjetë, nëntë prej tyre shpëtojnë. Këto pra janë shifrat, 01 %, vdekshmëri. Dhe këta, si në çdo sëmundje virale, bëhet fjalë për njerëz të moshuar, me sëmundje të rënda. 0.1% vdekshmëri është e krahasueshme me shumë sëmundje që njohim. Fatmirësisht, të dhënat janë të ulëta. Kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën, që të mos marrim masa me dezinfektimin, që në fazë larvash, por edhe tani ka efeket. Një mushkonjë nuk fluturon më shumë se 1 milje prej vendit ku ka lindur vezët, që do të thotë që edhe dizinfektimi i zonave bregdetare do të ishte i efektshëm, se mjafton që mushkonja të mos fluturojë larg, pra mjafton 1 km pranë bregdetit, dhe do të mbronte të tëra strukturat turistike. Dhe kjo është situata. Pra një virus që e njohim, me një mundësi 01 % për të dhënë probleme.
Si ta kuptojmë kur jemi të infektuar?
Nuk e kupton dot nëse je në 80% e rasteve që nuk ka simptoma fare. 19 %-i tjetër i ka shumë jo specifike siç i quajmë ne, pak temperaturë, pak dhimbje trupi, të stomakut e me radhë, simptoma të çdo lloj viroze që qarkullon në verë. E rëndësishme është që nëse këto simptoma, si irritimi, nervozizmi i tepër, humbja vetëdijes, e me radhë, rëndohen, këto janë shenja të prekjes së sistemi qendror nervor, ndaj duhet kontakti me mjekun.
Për të qetësuar njerëzit, nuk është virus që transmetohet nga njeriu tek njeriu, pra duke i dhënë ndihmën një personi të sëmurë me Nilin perëndimor, nuk infektohesh. Transmetimi bëhet vetëm prej vektorit, dhe nuk është vërtetuar ende që mund të përcillet tek njeri, qoftë edhe përmes mushkonjës, por vetëm nga zogjtë tek njeriu. Fatmirësisht rastet janë pak. Patjetër janë më shumë seç deklarohen zyrtarisht, sepse me vetë faktin që unë ju thashë, 0.1 humbin jetën dhe me 3 persona deri më tani që kanë humbur jetën, dëshmojnë se rastet janë më shumë se kaq, por fatmirësisht rastet nuk janë të rënda, derisa spitalet nuk janë plot.
Si te ruhemi nga ky virus?
Ruhuni nga mushkonjat. Se mushkonjat transmetojnë shumë sëmundje. Bluza me mëngë të gjata, aty ku ka shumë mushkonja, veshja, evitimi i orareve kur mushkonjat janë të shumta në numër. Pastaj ka një numër të madh produktesh kundër mushkonjash. Pra mbrojta është mbani larg mushkonjat.