Kreu Partisë Demokratike të Rithemeluar Sali Berisha u ka dhënë një përgjigje gazetarëve që e kanë pyetur se kë do të vinte si kandidat kjo parti në garën për kryetar bashkie në lokalet e 2023-it.
Opozita nuk i emëron më mënyrën siç i emëron Rama, u përgjigj Berisha. Opozita do t’i zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e zgjedhjes së kandidatëve, nëpërmjet primareve, nëpërmjet qytetarëve, shënuam një hap jashtëzakonisht të madh duke u njohur të drejtën simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan, pra ne sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne nuk na i cakton as droga, as partia-shtet, as krimi. Ne kandidatët na I caktojnë qytetarët. Ndërkohë ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, që të përcaktojnë këto dy tre ditë format e daljes, se ka që mendojnë se ne duhet të dalim me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Aleatat janë të të gjithë spektrit politik të djathtë, tha mes të tjerave Berisha.