E martë, 27 Tetor, 2026
Ekonomi

Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH! Qeveria i kishte përjashtuar nga TVSH-ja deri në 2029-ën subjektet me qarkullim deri 10 mln lekë

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Por qeveria bën një hap pas dhe vendos që ta ulë pragun nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%.

“Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së”, thuhet në relacionin projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, “për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nga kjo ulje e pragut preken 17.516 tatimpagues që do të futen në skemën e TVSH-së, e praktikisht do të paguajnë tatim.

Mobileri

Përfshirja e subjekteve në regjimin normal të TVSH-së mundëson deklarimin e transaksioneve të shitjeve dhe blerjeve nga të gjitha palët e përfshira në transaksion, duke mundësuar gjithashtu kryqëzimin e këtij informacioni në funksion të mirëadministrimit të tatimit. Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 (pesë) milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm”, thuhet në relacion.

Nga kjo ndërhyrje buxheti i shtetit pritet të përfitojë 4.5 miliardë lekë të ardhura shtesë

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top