PESHORJA
Është koha për t’u ndalur një çast, miq të Peshores. Të shtunën e shkuar përshëndetët yllin e pasionit dhe kjo, brenda jush, s’mund të mos shkaktoë ndjesinë e një boshi energjie shumë të fuqishme. Ylli i dashurisë tashmë shndrit në shtëpinë tuaj të dytë astrologjike, ose tek Akrepi. Aty vazhdon të punojë për ju, sidomos përsa i përket situatës ekonomike. Kështu, nëse ju ndiheni disi bosh, kjo nuk vlen aspak për situatën tuaj financiare, që, nisur nga kjo javë e më tutje, do ketë rritje. Sa për pjesën tjetër, qielli ju kërkon akoma dhe pak durim, si në familje, ashtu edhe në ambientin e punës. Janë në fakt katër planete të mira, me të cilat duhet të përballeni: Marsi në të kundërt nga shenja e Dashit dhe treshja Saturn-Jupiter dhe Pluton, në kuadrat nga shenja e Bricjapit. Pas një muaji, pesha e tyre do jetë thjesht kujtim. Mendoni këtë dhe bëni përpara. Fitoren e kini pranë.
AKREPI
Dielli iku të nderuar miq të shenjës së Akrepit. Është e kotë të thuash që kur ylli ynë kryesor shkon, lë pas vetes një ndjesi boshi. Por këtë vit nuk do jeni vetëm për ta kapërcyer këtë periudhë mungese energjie. Nga ana juaj, kini në fakt Mërkurin dhe Venusin. Ylli i mendimit të qartë e i komunikimit dhe ai i pasionit, janë në fakt ende në tranzit, pikërisht aty, në shtëpinë tuaj. Qiell i shkëlyer pra për dashurinë, për jetën në çift, dhe për marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi. Ky është momenti të flisni qartë, të përballeni me problemet, dhe ta kapni demin prej brirësh, një herë e mirë. Arsyet tuaja më në fund do dëgjohen. Kjo vlen edhe për diskutimet me njeriun e zemrës, por edhe në problemet që mund t’ju dalin në punë. Viti i ri astrologjik, mbaroi për ju, por siç ju thamë, qielli vazhdon t’ju ofrojë dhurata me të dyja duart.
SHIGJETARI
Kush do t’ia dalë mbanë t’ju frenojë ju në këtë periudhë, me siguri e meriton një medalje, sepse në këtë moment, Shigjetarë të dashur, energjia që rrjedh në venat tuaj është vërtet shpërthyese. Dielli, tranzit pikërisht në shtëpinë tuaj, ju jep një gjallëri jo të zakonshme. Marsi ju nxit vendosmërinë dhe dëshirën për të vepruar. Hijëzimet e trishta, projektuar prej Neptunit në kuadraturë nga shenja e Peshqëve, tani s’mund të bëjnë gjë kundër dritës që shenja juaj projekton në tërë sistemin. Shumë forcë, shumë vendosmëri, shumë dëshirë për të bërë gjëra. Po zemra? Mos kini frikë, se edhe në fushën e ndjenjave, gjërat do kthehen në krahun tuaj, pavarësisht se jeni më të dhënë të rrëmbeni shpatën, se sa të shtriheni në një divan komond me njeriun e zemrës. Në punë, mirënjohet e shumëpritura do të mbërrijnë shpejt, e, edhe nëse do ketë ndonjë vonesë, do mendoni ju t’i jepni shtysën e duhur, derisa gjërat të shkojnë për mbarë.
BRICJAPI
Sharmi kundër arrogancës! Bricjapi me patjetër nuk e ka mes mënyrave të veta, përdorimin e sharmit për të arritur qëllimet e tij. Ai është një shenjë konkrete, që nuk i ka qejf lajle-lulet dhe çikërrimat. Por, pavërësisht kësaj, në këtë periudhë, për shkak të Venusit tejet tërheqës nga shenja e Akrepit, të lindurit në shenjën tuaj do shfaqen më magnetikë, të aftë për të tërhequr pas vetes me një vështirim dhe për të bindur me një uzëqeshje. Përtej sharmit, këtë periudhë, të lindurit në shenjën tuaj, do ndjejnë edhe shumëfishimin e aftësive komunikative. Cila është, atëherë, pika juaj e dobët, nën dritën e kësaj panorame tejet pozitive? Patjetër nervat. Nuk e duroni dot arrogancën dhe për sa energjitë e Marsit, në kuadraturë me shenjën e Dashit, shtyjnë drejt jush njerëz me dëshirën për t’ju ngacmuar, përgjigja juaj s’mund të jetë tjetër veçse ajo e konfliktit. Një këshillë nga qielli. Si thoshte Dantja plak: mos u merr me ta, por shihi e kalo…
UJORI
Siç ju thamë, energjitë qiellore lëvizin shpejt, dhe këtë javë, të dashur miq të shenjës së ujorit, për ju nis koha e rilindjes. Si të gjithë shenjat e Ajrit, edhe ju nuk gëzoni mbështetjen direkte të planeteve, por, nisur që nga e shtuna, shenja juaj ngrohet nga një Diell shumë, po shumë i fortë tek shigjetari. Ditë pas dite, pra, do filloni të ndiheni të fortë, të vendosur, me besim tek vetja, e pse jo, edhe optimistë. Si përherë, jeni në gjendje të shihni përtej, ta shpini zemrën përtej pengesës. Në këtë çast, është e kotë ta mohojmë, pengesa ka. Ju duhet të bëni hesapet me Uranin nga shenja e Demit, me dhe me dyshen Mërkur-Venus nga shenja e Akrepit. Por, mbani vesh, moskuptimet e momentit, – si në dashuri, ashtu dhe në punë, janë të destinuara të shkrihen shpejt, njësoj si dëbora në diell.
PESHQIT
Venusi më në fund është kthyer t’ju buzëqeshë, dhe për një shenjë të thellë e sentimentale si puna juaj, s’mund të ketë lajm më të bukur se ky. Ylli i dashurisë nuk ju mbështet të rrini vetëm, por e bashkon rrezen tuaj pasionante, me atë shumë më mendimtare të Mërkurit, edhe ai në trekëndësh nga shenja e Akrepit. Kjo është koha e duhur për sqarime, miq të dashur të peshqëve. S’duhet të humbisni sikur një minutë për ta bërë, sepse pas tranzitit tek Akrepi, Mërkuri hyn në një pozicion të pafavorshëm nga shenja e Shigjetarit. Nëse nuk i sqaroni gjërat tani, rrezikoni të rroni me humor të keq dhe keqkuptme deri për Krishtlindje. Yjet ju këshillojnë pra, që t’i viheni punës, dhe siç thoshte po Dantja: Humbja e kohës, dhemb më shumë kur di.