
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë gjatë një mitingu elektoral në Clarksville, Tenesi. “Ne kemi një gji dhe një liqen, ndaj na duhet një lumë, e një oqean. Po mendoja ose për Atlantikun ose për Paqësorin,” tha ai. “Mund t’i quajmë Oqeani Trump”
Vlen të përmendet se Trump e riemërtoi Gjirin e Meksikës në “Gjiri i Amerikës”. Në ditën e tij të parë të rikthimit në detyrë, Trump nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14172, “Rivendosja e Emrave që Nderojnë Madhështinë Amerikane”, duke udhëzuar agjencitë federale të përdornin “Gjiri i Amerikës” në vend të “Gjiri i Meksikës”.
Më pas, Liqeni Ontario u bë “Liqeni Amerika”. Më 27 gusht 2026, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale, për të përditësuar emrin e liqenit në sistemin zyrtar gjeografik të SHBA-së, në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim e sipër me Kanadanë. .


