
Shifrat e dhëna nga autoritetet vendase lidhur me përmbytjet e 26 gushtit në Tibet dhe Nepal, janë përkeqësuar.
Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën Nepalin ka shkuar në 1.204, ndërsa raportohen 4.216 persona të zhdukur, sipas autoritetit nepalez për menaxhimin e fatkeqësive.
Më herët, autoritetet nepaleze kishin raportuar 1.114 të vdekur dhe 3.916 persona të zhdukur.
Agjencia e lajmeve AFP, raporton se, duke përfshirë edhe shifrat zyrtare nga Tibeti, të paktën 1.225 persona kanë humbur jetën dhe 4.757 rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të 26 gushtit.

