Forcat e Armatosura Ukrainase, kanë shpërndarë javën e fundit në fejsbuk, foton e një snajperisteje, e cila cilësohet si simbol i mbrojtjes së popullit e po ashtu edhe si heronina e luftërave modern. me pseudonimin “Thëngjilli”. Lajmin e bwn me dije New York Post, i cili sqaron se mes të dhënave ofruar po prej Forcave tw Armatosura ukrainase, kjo vajzë e cila mban pseudonimin “Thëngjilli”, u është bashkuar marinasve ukrainas më 2017-n, më dëshirën për të surprizuar të vëllanë i cili po ashtu qe pjesë e marinasve. Ajo ka marrë pjesë po ashtu edhe aksionin kundër separatistëve të mbështetur prej Kremilinit, në rajonin lindor të Donbasit, duke qenë në shërbim sipas kontratës, deri në fillim të këtij viti.
Kur forcat ruse nisën pushtimin në shkurt, ajo iu bashku sërish marinasve ukrainas.
Në informacionin që jep për të, Forcat e Armatosura ukrainase, nuk bëjnë me dije aksionet që mund të ketë kryer deri më tani e reja.