
Çështja e Zvërnecit ku pretendohet se do te bëhet nje investim në marrëveshje me pronarët legjitim të tokës, ka marrë tjetër kthesë pasi në QKB dy zhvilluesit nuk rezultojnë amerikanë sikurse është përfolur, por njeri është rus me nënshtetësi hollandeze dhe tjetra, femër, bullgare.
Sipas OpenCorporates.al “Ekstrakti Historik i Regjistrit te Pronarit Perfitues, depozituar në QKB date 20.04.2026, terhequr datë 15.05.2026, Pronaret perfitues te subjektit “Zvërnec South Adriatic Development”, zoterues te 25% te kapitalit e me teper, janë n: Nikita Maximovich Vinogradov, shtetas hollandez, i datëlindjes 1991, pronar perfitues per 50% te pronesise pasi zoteron 50% te kapitalit të shoqërisë “Universal Properties Projects B.V” e cila zotëron 100% te kapitalit të shoqërisë “Blue Industries Investment Holding B.V”, zotëruese për 100% të “Dutch Trust Management B.V” e cila ushtron kontrollin Te fundit mbi trust të
e percaktimit si pronar perfitues është.08.2024

Dhe “Zoya Georgieva Gyurova, shtetase bullgar, i datëlindjes 1988, pronare perfituese per 50% te pronesise pasi zoteron 50% te kapitalit të
shoqërisë “Universal Properties Projects” e cila zotëron 100 % te kapitalit të shoqërisë “Blue Industries Investment Holding B.V”, zotëruese për 100% të “Dutch Trust Management B.V” e cila ushtron kontrollin e fundit mbi trust të shoqërisë “Zvërnec South Adriatic Development”. Data e percaktimit si pronar perfitues është 01.08.2024.
Lloji i pronësisë: Nr. i administratorëve: Femër/Mashkull: Leje/Licensa: E Huaj, Femër…”

Ndërkaq, pas protestave të shumta të banorëve të zonës, Rama ka njoftuar se do të shprehet nesër “për projektin dhe të pavërtetat rreth tij”, duke përgëzuar njëkohësisht edhe drejtuesin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë.


