
Pentagoni ka publikuar një grup të dytë prej 64 dosjesh, që lidhen me UFO-t dhe UAP-të (Fenomene Jonormale të Paidentifikuara). Ky koleksion i dytë – i publikuar dy javë pas të parit – përfshin gjashtë PDF, shtatë skedarë audio dhe 51 video që dokumentojnë takime midis UAP-ve dhe avionëve ushtarakë, me imazhe të paqarta – tipike për pamjet e kapura nga kamerat dhe sensorët ushtarakë – shoqëruar me përshkrime të hollësishme.

Çfarë Përmbajnë Dosjet e Reja të UFO-ve: Një nga dosjet e publikuara në faqen e internetit war.gov/ufo, përmban 116 faqe dokumentacion që lidhet me një seri pamjesh dhe hetimesh të UFO-ve të raportuara në një strukturë tepër sekrete në Sandia, New Mexico, nga viti 1948 deri në vitin 1950. “Ky skedar përmban 209 pamje të ‘sferave të gjelbra’, ‘disqeve’ dhe ‘topave të zjarrit’, raportuar pranë bazës ushtarake”, deklaron Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Grupi i dytë i dokumenteve përfshin gjithashtu dëshmi të dorës së parë nga një oficer i inteligjencës në vitin 2025, që e lanë atë “pothuajse pa fjalë”.
Incidenti mbi Liqenin Huron: Pentagoni theksoi se “shumë prej këtyre materialeve nuk kanë përshkrime” apo kur dhe ku janë filmuar. Një video në veçanti duket se tregon momentin kur një avion luftarak rrëzon një objekt të paidentifikuar mbi Liqenin Huron në vitin 2023, një incident i profilit të lartë që ndodhi pasi një tullumbace spiunazhi kineze, fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara.

