Gjatë intervistës me Joseph Borrell përpara gazetarëve, kreu i qeverisë Rama e ka cilësuar krizën e cmimeve, si një armë që Rusia po e përdor që të kundërvendosë opinionet ndaj qeverive, e se ne duhet të dimë ta neutralizojmë me durim e vendosmëri.
Rritja e çmimeve, është një armë që Rusia kërkon ta përdor kundër nesh, tha mes të tjerave Rama, për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverive, në mënyrë që qeveritë të fillojnë të çedojnë në presionin që po i bëjnë Rusisë, jo për Ukrainën në vetvete, por për të siguruar të ardhmen e të gjitha vendeve që janë në radhë pas Ukrainës, e për të shmabgur një luftë të tretë botërore. Kështu që, këtë armë që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim e vendosmëri, dhe me një qartësi të madhe që kjo është një luftë që na përket, se është një luftë për atë që ne si shqiptarë e kemi fituar 30 vjet më përpara, e për të mos u kthyer atje, por është edhe një luftë për të mos lejuar, që forca e Rusisë të shtrihet deri më përtej, duke ardhur deri këtu apo duke shkuar deri poshtë.