E mërkurë, 17 Qershor, 2026
Libraria

Censurimet e librave të Roald Dahl/ Tërhiqet botuesi “Do ribotohen siç janë në origjinal”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Iniciativa me gjasa populiste për të “pastruar” nga “bullizimet” librat e shkrimtarit të njohur për fëmijë Roald Dahl, duket se ka dështuar pas reagimit të fuqishëm të libradashësve dhe letërsisë, të cilët me të drejtë këmbëngulin se teksti origjinal i autorit nuk mund të censurohet sa herë botuesit i shkrep në mendje ndonjë ide.

Nga sa raporton agjencia e lajmeve Rojters, ka qenë vete botuesi u dy librave aq të njohur të Dahlit, “Matilda” dhe “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, i cili pas reagimeve të shumta mbi censurimet e librave të Dahlit, ka deklaruar se brenda këtij viti, ato do të botohen siç i ka shkruajtur në origjinal autori.

Reagimi i menjëhershëm i shoqërisë, erdhi pas një raportimi të Daily Telegraf, i cili dëshmonte se në variantet e botuara në 2022-in, librave u qenë hequr apo ndryshuar gjithçka që lidhej me racën dhe pamjen fizike, për të shmangur fyerjet. Kështu, “bullafiqi” Augustus Gloop tek “Çarli dhe Fabrika e çokollatave”, që bëre thjesht “i bëshmi”, kurse zonja Twit, tek “The Twits”, nuk rezultonte më “e shëmtuar”.

Çështja mori përmasa kombëtare dhe mes atyre që e kundërshtuan qasjen censuese ndaj librave të Dahlit, ishin kryeministri i Anglisë Rishi Sunak e po ashtu edhe Kamila, bashkëshortja e mbretit Karl.


.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top