E martë, 2 Qershor, 2026
Lajme

Tiranë/ Plagosen babë e bijë, u bie skela e ndërtimit në kokë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një skelë në një pallat në ndërtim ka rënë në zonën e ish-Parkut të Autobusave në Tiranë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë që po kalonin aty.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e njw pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe”, njoftoi policia.

Të lënduarit janë babë e bijë. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe dy punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top