E hënë, 1 Qershor, 2026
Kronikë

Ndërtimet pa leje, arrestohen 2 persona në Finiq të Sarandës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Janë arrestuar edhe sot dy persona të tjerë, për shkak se janë kapur duke ndërtuar pa leje në tokë publike.

Lajmin e bën të ditur vetë Policia e Shtetit, e cila saktëson se janë arrestuar dy shtetas në fshatin Cerkovicë të Sarandës, për shkak se po ndërtonin pa lejen e institucioneve përkatëse.

Statusi i plotë i Policisë së Shtetit:

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.  Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:
E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);  I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top