E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Singapori miraton listën me 16 insekte të ngrënshme. “Do jenë pjata e të ardhmes”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Singapori ka miratuar 16 insekte për t’i ngrënë si ushqim.

Sipas Agjencisë ushqimore të Singaporit (SFA), mes krijesave që meritojnë të hahen e janë të sigurta për njeriun, janë bulkthat, larvat, larvat e krimbave të mëndafshit dhe një lloj blete.

Sipas kësaj agjencie, ky vendim erdhi sepse “industria e insekteve” është duke lindur dhe mund te jetë e ardhmja.

Ndërkaq, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimi (FAO), e nxit konsumin e insekteve si një mënyrë për të respektuar dhe mbrojtur ambientin, duke u integruar si proteina në ushqimi e njerëzve apo kafshëve të tyre.

E teksa Singapori u hap udhë pjatave më lehta e më të përballueshme  financiarisht, ja se cilat janë konkretisht ato që singaporezët do nisin të konsumojnë dora-dorës. 

Të insektet e rritura përfshihen 4 lloj bulkthash, dy karkaleca fushë klasikë dhe një karkalec i një lloj tjetër, si dhe një bletë.

Kurse në stadin larvor janë tri tipa krimbash mielli, një larvë e bardhë dhe një larvë gjigande e brumbullit rinoceront, e po ashtu edhe dy lloje krimbash mëndafshi.

Sipas sugjerimeve të kësaj agjencie, njerëzit mund të hanë edhe larvat e krimbave të mendafshit, edhe vetë krimbat e mëndafshit, dy stade zhvillimi këto, të të njëjtën specie.


Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top