E dielë, 31 Maj, 2026
Bota

Elon Musk blen Twitter-in, Bezos: “Mos fiton ca si shumë pushtet Kina kështu?”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa debatet mbi blerjen e tuiterit prej Elon Musk vazhdojnë ende, pronari i Ëashington Post Jeff Bezos ka ngritur në llogarinë e tij tuiter një pyetje e cila është cilësuar mes të tjerave edhe si konspirative. “A mos po fiton qeveria kineze pak më tepër pushtet në sheshin e qytetit?”, shkruan Bezos, duke publikuar statusin e dikujt tjetër i cili shënonte me radhë marrëdhëniet tregtare të Muskut me Kinën, e duke përdorur të njëjtën frazë përdour prej Muskut për tuiterin ‘si shesh qyteti’.

E ndërsa Musk këmbëgul se e bleu tuiterin për ta demokratizuar, nuk janë të paktë ata që thonë se me blerjen e tuiterit prej Musk, edhe ky rrjet social do të mbushet nga falsitetet e mugesa e etikës, e madje, me marrjen vesh të lajmit, nuk janë të paktë as ata që e kanë braktisur si rrjet social.

Sa i takon Trampit, i cili u përfol se do të rikthehej sërish në tuitter pas kësaj blerjeje, vetë Tramp ka deklaruar se tani rrjetet e tij do të jenë vetëm ato të së vërtetës, duke iu referuar kështu rrjevete të veta sociale, që mbajne emrin ‘Truthsocial’

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top