E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Hapen fluturimet edhe me Danimarkën. Nuk lejohen ata që janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza ka njoftuar hapjen e fluturimeve edhe me Danimarkën. Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaporta biometrike, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Ndërkaq, bën me dije aeroporti, nuk nevojitet test për  pasagjerët nën 15 vjeç si dhe për ata që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.

Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top