E shtunë, 13 Qershor, 2026
Bota

TEKNOLOGJI/ Ja sa mund ta blejë Elon Musk TikTok-un

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Personi më i pasur në botë, Elon Musk, ka të ngjarë të kërkojë të njëjtin çmim që pagoi për Twitter-in, nëse marrëveshja për blerjen e aksioneve amerikane të TikTok-ut funksionon, thotë një analist i mirënjohur që mbulon aktivitetet e Muskut.

ByteDance, mëma kineze e TikTok-ut, ka të ngjarë që t’i kërkojë një shumë prej 40 deri në 50 miliardë dollarë për aksionet të aplikacionit të njohur në SHBA, shkruan analisti i Wedbush, Dan Ives, në një shënim të së martës drejtuar klientëve, shumë kjo shumë më e lartë se oferta, afërsisht 20 miliardë dollarë,  bërë prej konsorciumit të SHBA së fundmi.

Raportet nga Bloomberg dhe Wall Street Journal mbi diskutimet e zyrtarëve kinezë rreth Musk-ut, nuk janë “për t’u habitur krejtësisht”, duke llogaritur marrëdhëniet e ngushta të Musk-ut me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, shtoi Ives.

Blerja e aksioneve amerikane të TikTok-ut, do të ishte një “marrëveshje e artë” për Muskun dhe kompaninë e tij të mediave sociale X, shtoi Ives, i cili dikur ishte mbulonte Twitterin, kur ishte një kompani publike, dhe aktualisht mbulon Teslën dhe industrinë amerikane të teknologjisë në përgjithësi.

Musk ende nuk i ka komentuar thashethemet mbi këtë gjë,  dhe ende nuk dihet nëse ka shprehur interes për një blerje të tillë.

TikTok-u do të ndalohet të dielën, nëse ByteDance, kompania kineze mëmë, nuk ia  jep aksionet e saj në SHBA një komoanie amerikane, edhe pse Gjykata e Lartë do të vendosë së shpejti një apel ndaj ndalimit dhe Trump – i cili ka kritikuar idenë e ndalimit të TikTok –  mund të jetë në gjendje ta zgjasë afatin me 90 ditë, pas inaugurimit të hënën.

Sipas një sondazhi të qershorit nga Pew Research, rreth një e treta e amerikanëve përdorin TikTok, duke tejkaluar 21% që përdorin X. Por shqetësimet në lidhje me pronësinë e TikTok me bazë në Kinë – dhe nëse qeveria kineze e detyron atë të dorëzojë të dhënat e përdoruesit – i shtyn ligjvënësit të zbatojnë ndalimin, nëse ByteDance nuk e shet platformën.

Miliarderi Frank McCourt, ish-pronari i Los Angeles Dodgers, ka bërë ofertën e Projektit Liberty për TikTok, ndërsa miliarderë të tjerë amerikanë, janë të përfshirë me aksione të larta, përfshi edhe Jeff Yass, firma e të cilit “Susquehanna International Group”, zotëron 15% të aksioneve në ByteDance.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top