Është gjetur i gjallë një prej pasagjerëve të humbur në tragetin Euroferry Olympia, i cili mori flakë në mesnatën e të premtes, pranë brigjeve të Korfuzit.
Kamionisti bjellorus, 21 vjec, kishte përdorur një shkallë për të zbritur prej tragetit në një rimorkiator. Fjalët e para që shqiptoi qenë “Më thoni që jam gjallë”.
Kamionisti ka deklaruar për mediat greke se ka dëgjuar edhe zëra të tjerë në brendësi të anijes.
Deri më tani, sipas mediave greke, 11 persona vazhdojnë të figurojnë të humbur, ndërkohë që 270 të tjerë kanë mundur të evakuohen e të zbresin në Korfuz.
Teksa vatra të vogla zjarri kanë mbetur ende gjallë në anije, motivet e rënies së tij, ende nuk janë marrë vesh.
Trageti me flamur italian, mori zjarr teksa qe nisur nga portit grek të Igumenicës, për të shkuar drejt atij italian të Brindizit.