E martë, 26 Maj, 2026
Muzikë

In memoriam David Bowie! Duran-Duran koncert për 74 vjetorin e lindjes

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Janë mbushur plot pesë vjet nga ndarja nga jeta e këngëtarit të famshëm anglez David Bowie, ditë në të cilën, grupi po aq i famshëm Duran-Duran, e ka përkujtuar përmes shfaqes Just for one day.

Banda e nderoi legjendën e ndjerë për atë që do të ishte në fakt ditëlindja e shtatëdhjetë e katër e tij, duke sjellë dhe një herë për publikun, një prej koverave të tij më të njohur, atë të Five Years.

Grupi Duran-Duran.

Jeta ime si adoleshent është vërtitur e tëra rreth Dawid Bowie-t, është shprehur  Simon Le Bon, këngëtari kryesor i Duran-Duran.  Ai është motivi përse unë nisa të shkruaja këngë. Një pjesë e imja nuk arrin ta besojë ende ndarjen e tij nga jeta pesë vite të shkuara, por kjo mbase ngase  tek unë është një pjesë ku ai është ende gjallë, dhe do të jetë përgjithmonë.

Simon Le Bon

Këngëtari i famshëm David Bowie u nda nga kjo jetë  në 2016-n, duke lënë pas një trashëgimi muzikore që me gjasa do rrojë gjatë në fondin universal të muzikës rrok në botë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top