E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Bota

Pfizer kërkon miratimin e vaksinave për grupmoshat nga 2-12 vjeç. “Trimujorin e katërt, vijojmë me ata nga 6 muajsh deri në 2 vjeç”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti dhe administratori i kompanisë farmaceutike Pfizer Albert Bourla, ka deklauar se parashikon t’i kërkojë FDA-së (Administratës së Barnave Amerikane) miratimin e vaksinës anti-covid për grupmoshat nga 2-11 vjeç, ndërkohë që tremujorin e katërt, tha Bourla, parashikojnë t’i drejtojnë FDA-së, kërkesën për miratimin e kësaj vaksine për grupmoshat pediatrike nga 6 muajsh, deri në 2 vjeç.

Aktualisht Pfizer& BioNTech, por presin miratimin e FDA e vaksinës në grupmoshat nga 12-15 vjeç, miratim i cili,  sipas medieve amerikane, mund të kryhet këtyre ditëve, duke u dhënë mundësinë kështu adoleshentëve, të jenë të vaksinuar përpara nisjes së mësimit në vjeshtë.

E teksa Pfizer shprehet si kjo vaksinë është 100% e sigurt në këtë fashë moshore, presidenti amerikan Biden shprehet se nëse FDA-ja e miraton vaksinën në këto grupmosha, vëmendja do të fokusohet tek vënia në dispozicion e vaksinave tek pediatrët dhe mjekët e familjes.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka nxitur tërë kohën eksperimentimin e vaksinave pediarike tek fëmijët dhe adoleshendët. Sipas të dhënave të saj dhe Shoqatës Spitalore Amerikane për Fëmijët,  22, 4% e rasteve të reja me covid-19 përbëhen prej të vegjëlve, në një kohë që  me këtë virus janë infektuar rreth 3.78 milionë fëmijë, prej të cilëve rreth 303 kanë humbur jetën.  

Ndërkaq Pfizer ka deklaruar se pret edhe të dhënat e sigurisë për fazën 2 mbi gratë shtatëzëna në fund të gushtit, apo fillim të shtatorit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top