E premte, 10 Korrik, 2026
Muzikë

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, në moshën 84 vjeçare, kompozitori aq i dashur i muzikës shqiptare, Agim Krajka.

Ai ka kompozuar një sërë këngësh që kanë mbetur të pashuara në fondin e muzikës së lehtë shqiptare, e po ashtu edhe një sërë kolonash zanore në filma të ndryshëm, të cilat po ashtu do mbeten të pashlyeshme në kujtesën e spektatorit shqiptar.

I njohur për bashkëpunimin e ngushtë me këngëtaren ikonë të muzikës shqiptare Vaçe Zela, kujtojmë këtu një sërë kompozimesh të tijat, si Lemza dhe Djaloshi shiu etj, apo kolonat zanore të filmave  si Udha e Shkronjave, Zonja nga qyteti etj.

Mbante titullin Artist i Merituar i Popullit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top