E enjte, 25 Qershor, 2026
Lajme

Bregdeti nën lupën e policisë. Sekuestrohen shezlongët dhe çadrat që kanë zënë pa leje hapësirën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ashtu siç e paralajmëroi edhe kreu i qeverisë Rama, Policia e Shtetit ka nisur ditën e sotme pastrimin e bregdetit nga shezlongët dhe çadrat pa leje, me qëllim kthimin e hapësirës bregdetare publikut.

Nisur nga raportimet e Policisë së Shtetit në terren, deri më tani, veç plazhit të Golemit në Kavajë, janë ushtruar kontrolle në thuajse gjithë zonën bregdetare, nisur nga  zona e Velipojës, Lezhës, Durrësit, Fierit, Vlorës, për të vazhduar deri në Ksamil.

Prej këyre kontrolleve, sipas Policisë së Shtetit, janë kontrolluar:

Në Durrës: 30 subjekte, ku janë evidentuar 7 parcela pa leje dhe janë hequr rreth 290 shezlongë e rreth 141 çadra;

Në Velipojë: 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa u parashikohej nga leja në e-Albania, të cilave u janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra;

Në Darëzezë dhe Seman: 3 subjekte pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra;

Shëngjin: verifikuar 36 subjekte, pajisur me lejen përkatëse,  nuk janë evidentuar shkelje;

Vlorë: deri në këto momente,  në 37 subjekte, ku janë evidentuar 5 parcela pa leje dhe hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top