E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

OBSH-ja miraton vaksinën kineze Sinovac. Nuk rekomandon kufij fundor moshe

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar të martën vaksinën e kineze Sinovac për përdorim emergjence, për grupmoshat nga 18 vjeç e sipër.

Ky është autorizimi i dytë që OBSH-ja i jep  një ndërmarrjeje kineze, pas asaj të Sinofarm, pak kohë më parë.

Në një deklaratë dhënë të martën, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, ka pohuar se të dhënat e paraqitura prej ekspertëve, kanë treguar se dy doza të kësaj vaksine, kanë bërë të mundur që njerëzit të mos infektohen me virusin covid-19.

OBSH-ja ka deklaruar se në kërkim qenë përfshirë pak të moshuar, ndaj nuk kishte qenë e mundur të çmohej efektshëmria e vaksinës tek personat mbi 60 vjeç.

“Gjithësesi, OBSH-ja, nuk rekomandon një limit moshor në rritje për këtë vaksinë”, ka deklaruar kjo agjenci, duke shtuar se të dhënat e mbledhura prej përdorimit të Sinovac në vendet e tjera, “sugjerojnë që vaksina mund të ketë një efekt mbrojtës edhe tek njerëzit e moshuar”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top