E premte, 29 Maj, 2026
Lajme

Hapet zyrtarisht fushata elektorale. PD-ja shkel katërcipërisht rregullat e pandemisë. Basha shkon gjysmë ore me vonesë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është hapur sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e cila, ashtu siç u deklarua edhe në mesditë nga dy përfaqësuesit e partive më të mëdha në vend Erion Veliaj dhe Jorida Tabaku, do të qe një ceremoni e kryer brenda rregullave të pandemisë. Por,  përkundër nga sa tha përfaqësuesja e PD-së Tabaku, ceremonia e hapjes së fushatës së PD-së, shkeli katërcipërisht rregullat e pandemisë, duke grumbulluar në shesh një turmë të madhe njerëzish, jo vetëm rrinin ngjitur me njëri-tjetrin, por edhe thërrisnin me sa mundnin, duke përhapur kështu tek njëri-tjetri të ashtuquajturat stërkla që përhapin covid-19.

Ndërkaq, zonja Tabaku në mesditë deklaroi se ceremonia do të hapej në orën 17.30, kurse lideri i PD-së Lulëzim Basha u paraqit në të gjysmë ore me vonesë, duke u shfaqur aty në kohën kur po niste ceremonia e Partisë Socialiste, e cila nisi siç edhe qe paralajmëruar, në orën 18.00.

Nga sa duket prej hapjes së fushatave, tendenca e PD-së gjatë këtyre 30 ditëve do të jetë krijimi i incidenteve, të cilat, me gjasa do t’u mvishen mbështetësve të partisë, si reagime prej dashurisë dhe dëshirës që kanë që PD-ja të vijë sa më parë në pushtet.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top